Pesë vite më parë, modelja Gea Braha preku botën e televizionit si velina brune e programit investigativ “Fiks Fare”, një eksperiencë që i hapi rrugën e karrierës në ekran si gazetare sporti e po së njëjtës media.
Në një intervistë për “Panorama Plus”, Gea habiti teksa u shpreh se gjatë prezantimit të emisionit”Bar skedina”, krijova varësi nga bastet.
Dihet që prezantoje “Bar skedina”. Po ti vetë, vendosje baste?
Po, dhe jo vetëm kaq, sepse u bëra eksperte. (qesh) U mësova sigurisht nga formati dhe pati një periudhë që po fitoja shumë shpesh madje. (qesh)