• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kriza më e rëndë që nga themelimi i shtetit, Presidenti ynë si garantues i kushtetutës

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Kriza më e rëndë që nga themelimi i shtetit, Presidenti ynë si garantues i kushtetutës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Lsi-së ,Vangjel Tavo komenton nëpërmjet një postimi në Facebook situatën në të cilën ndodhet vendi. Ai thotë se zërat që ShBA është kundër Presidentit, janë zëra përçarës dhe të qëllimshëm.

Ai shprehet se beson tek ShBA dhe tek Presidenti.





Trust USA – Trust your President

Nga Vangjel Tavo

Vendi ynë ndodhet në një paralizë totale institucionale,kushtetuese dhe të përfaqësimit. Më e rënda jo vetëm gjatë tridhjetë viteve të fundit, por edhe njē një situatë aq kaotike, antagoniste dhe konfliktuale sa fatkeqësisht mund të thuhet edhe që nga themelimi i shtetit shqiptar.

Në këtë mesele, zëra keqdashësh kanë futur në këtë moçal absurd edhe Shtetet e Bashkuara. Zërat përçarës krijojnë tymnajë të qëllimshme duke folur në emër të ShBA, për të mbuluar mëkatet e veta. Teksa janë përgjegjës për shkatërrimin brenda vendit synojnë të shkatërrojnë edhe marrëdhënien e shkëlqyer, respektin dhe bashkëpunimin e ngushtë që ka opozita me ShBA por edhe Presidenti i vendit Ilir Meta i cili meriton të njihet nga të gjithë si brenda ashtu edhe jashtë kufijve si shtetari me bindje të thella amerikane.

Zërat përçarës nuk mund ta sfumojnë të vërtetën e patjetërsueshme se ne jemi dhe do mbetemi pro amerikanë. Se ne kemi besim tek SHBA dhe ne kemi besim tek Presidenti i vendit tonë si garantori i Kushtetutës së Shqipërisë në këto momente ku ajo po rrezikohet frikshëm.
Ne besojmë tek SHBA sepse ajo ka qenë mbështetëse e Shqipërisë që në rrugën e Pavarësisë së saj e deri më sot duke na udhëzuar dhe përkrahur në çdo hap tonin dhe në çdo sektor të vendit.
Sapo një njeri dëgjon fjalën demokraci mendja i shkon menjëherë tek SHBA. Sepse ky vend është shembulli më i përsosur i saj.

Ne kemi besim tek Presidenti ynë pasi jo vetëm e ka dëshmuar frymën e tij demokratike dhe dëshirën për liri dhe pluralizëm që në ditët e tij studentore në përballje me përfaqësuesit e regjimit komunist, por edhe tani, në këto ditë të vështira për vendin, ku po qëndron si një shtetar i vërtetë në mbrojtje të Kushtetutës dhe Republikës.

Sot vendi ynë nuk ka më ndarje pushtetesh. Ky model qeverisje prej tre pushtetesh: ekzekutivi, legjislativi, dhe gjyqësori, i cili nisi me Aristotelin e u konsolidua nga Montesquieu në vitin 1748, garanton demokracinë e një vendi. Sot Shqipëria është kthyer tre shekuj pas, pasi përveç ekzekutivit, një legjislativi të çalë, ilegjitim dhe totalisht të komanduar, po synohet me çdo kusht të uzurpohet edhe drejtësia. Nëse kjo arrihet fjala demokraci bie përfundimisht dhe ajo që e zëvendëson është autokracia dhe diktatura.

Ndaj kjo është edhe qëndresa e Presidentit të vendit Ilir Meta, të mbrojë Republikën nga demokraci në autoritarizëm. Të mbrojë Kushtetutën, të mbrojë Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha organet e drejtësisë të ngrihen dhe të ruhen të pavarura, si pushteti i tretë që ruan balancat demokratike, larg duarve të politikës.

Providenca historike ka mundësuar që Ilir Meta sot të jetë kreu i shtetit. Kjo providencë ka arsyet e saj: që ky njeri është në atë ofiq pikërisht në këto momente të vështira për të mos lejuar rrëzimin e shtyllave demokratike.

Providenca historike ka mundësuar gjithashtu që ne, një vend i vogël ballkanik të jemi miq dhe aleatë të ngushtë me një vend të madh me një demokraci shembullore si SHBA.

Ndaj edhe ne besojmë tek SHBA. Ndaj edhe ne besojmë tek Presidenti ynë.
Dhe duhet të jemi mëse të bindur që ashtu siç historia e ka dëshmuar gjithmonë ndër shekuj, demokracia dhe vullneti i lirë i një populli ka triumfuar gjithmonë.

Pas

Zbulohet forca e pestë e natyrës, zbulimi që ndryshon funksionimin e universit

Para

Aksident i frikshëm gjatë natës, plagoset zyrtari i lartë i Policisë (EMRI)

Para
Aksident i frikshëm gjatë natës, plagoset zyrtari i lartë i Policisë (EMRI)

Aksident i frikshëm gjatë natës, plagoset zyrtari i lartë i Policisë (EMRI)

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar