Është mbyllur me rezultatin 2 me 0 pjesa e parë e ndeshjes Francë-Shqipëri. Përpara nisjes së ndeshjes u bë edhe inaugurimi i stadiumit “Air Albania” me një spektakël, që u pasua nga një fillim i vështirë për kuqezinjtë. Që në minutat e para të lojës Tolisso ka kaluar në avantazh francezët me një goditje me kokë.
Djemtë e Edi Reja janë dukshëm inferiorë ndaj Francës, dhe tentativat për të barazuar kanë zbuluar mbrojtjen, dhe Antoine Griezmann përfitoi për të dyfishuar rezultatin në minutën e 30-të.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e përballjes së kombëtares sonë të futbollit me kampionët e botës. Në tribunë ndodhen autoritetet më të larta shtetërore, ku spikasin kryeministri Edi Rama dhe presidenti i UEFA Alexander Ceferin.