• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Izet Haxhia plas ‘b.ombën’ nga burgu: E pashë me sytë e mi, Marsida Xhaferllari në hotel me kriminelin e rrezikshëm

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Izet Haxhia plas ‘b.ombën’ nga burgu: E pashë me sytë e mi, Marsida Xhaferllari në hotel me kriminelin e rrezikshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Izet Haxhia i cili ndodhet i burgosur prej disa kohësh tashmë, ka bërë një deklaratë shumë të fortë kundër anëtares së Gjykatës Kushtetuese të sapoemëruar me dekret nga Meta, Marsida Xhaferllari.

Sipas Haxhisë, Xhaferllari në kohën që ishte gjyqtare në Fier, është takuar në hotel në Turqi me një kriminel të rrezikshëm, të cilit i referohet me inicialet F.K.





Nga qelia, Izet Haxhia ka autorizuar avokatin e tij Idajet Beqiri për të publikuar dëshminë e tij ku ngre pyetje ndaj gjyqtares Xhaferllari se cfarë e lidh atë me këtë kriminel?

Ndër të tjera Haxhia jep dhe emrin e hotelit ku ka parë Xhaferllarin me personin që ai thotë se është kriminel, madje shprehet se të dy ata e kanë takuar vetë Haxhinë në hollin e hotelit, kur ky i fundit ndodhej në arrati në Turqi, përpara se të ekstradohej në Shqipëri.

“Ky dëshmitar okular, i cili ka parë me sytë e tij gjithçka dhe që ka biseduar sy më sy me protagonisten e ngjarjes, për shkak të pozitës izoluese që ka sot, më autorizoi të pyesim drejtpërdrejtë Marsida Xhaferrllarin: A keni mbajtur ju marrëdhënie të ngushta dhe a keni qenë e lidhur me botën më të rrezikshme të krimit në kohën që ishit gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier?

A keni udhëtuar dhe a keni qëndruar ju në ATAKOY të Stambollit në Hotelin Hollidey Inn, në vitin 2000 në Stamboll të Turqisë me një kriminel të rrezikshëm, F.K, sa ditë keni qëndruar aty dhe çfarë ju lidhte juve me të? A jeni takuar ju dhe F.K në barin e këtij Hoteli me dëshmitarin Izet Haxhiaj dhe çfarë keni biseduar me të?! Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë të poshtërohen dhe të denigrohen deri në këtë shkallë, sa të përtypin këtë akt kaq antimoral dhe të pashembullt të një palo presidenti që e bëri zhele institucionin më të rëndësishëm të shtetit”, shkruan avokati Idajet Beqiri në rrjetet sociale.

DEKLARATA E PLOTE E AVOKATIT IDAJET BEQIRI

Presidenti i Republikës Ilir Meta “vrapoi” me furi prej të marri për të dekretuar në krye të Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferrllarin. E bëri këtë akt thjesht dhe vetëm për të sabotuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, institucionin më të rëndësishëm të shtetit, i cili ra më shumë se një vit më parë për shkak “të dënimit të drejtë me vdekje” që i dha proçesi i vetingut.

Ashtu sikurse vrapoi për të emëruar Besnik Muçin dhe ashtu sikurse e joshi dhe e stërjoshi Vitore Tushën me postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, refuzimi i emrimit të së cilës prej mazhorancës socialiste, automatikisht sipas Metës, e hidhte atë plotësisht në prehrin e tij, turravrapin e ndali te Marsida Xhaferrllari. Qëllimi i vetëm i këtij turravrapi të Metës është kapja me mjete mafioze të këtij institucioni të rëndësishëm të shtetit.

Krijimi i Gjykatës Kushtetuese hedh në koshin e plehrave Ilir Metën, këtë fatkeqësi kombëtare, i cili po e mban peng Shqipërinë dhe shqiptarët me krimet dhe korrupsionin galopant të tij, me antishtetin dhe antiinstitucionet që ka ngritur në sistem së bashku me bandën e Sali Berishës, me qëllim që vendi ynë të vazhdojë të sundohet prej krimit, kriminelëve dhe të pandëshkueshmëve. Përzgjedhjet e Ilir Metës janë edhe të linjës së të qenurit si ai, me cene e difekte serioze në karakter dhe në moral, me prejardhje nga bota më e zezë e krimit. Shqiptarët, që besuan dhe besojnë pafundësisht te reforma në drejtësi, që besojnë deri në verbëri në krijimin e një Gjykate Kushtetuese me integritetin më të lartë moral, profesional dhe kombëtar, me bindjen se garantuesit e kësaj gjëje janë SHBA dhe BE, do të zhgënjeheshin deri në përmasat e gjetjeve të rrugëve më ekstreme për të flakur të gjitha mjetet demokratike jashtë institucioneve të shtetit tipat mafioz dhe antishqiptar si Ilir Meta e kompani.

Përzgjedhja e Marsida Xhaferrllarit prej Ilir Metës, në një kohë që KED e ka renditur atë jashtë kufirit për ta zgjedhur, sepse është e katërta në renditje, kur përzgjedhja bëhej vetëm për tre të parët, dhënia e zero pikëve prej drejtuesëve të KED për besueshmërinë morale të Marsida Xhaferrllarit për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, është akti më kriminal që një President i Republikës mund ti bëj Republikës së Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Nuk e dimë çfarë kanë patur parasysh tre anëtarë të KED që e kanë vlerësuar Marsida Xhaferrllarin me zero pikë për besueshmërinë morale të saj, dhe shqiptarët presin urgjentisht transparencën e KED për këtë çështje. Por duke u ndodhur para një të vërtete të madhe, të pohuar nga një dëshmitar okular.

Ky dëshmitar okular, i cili ka parë me sytë e tij gjithçka dhe që ka biseduar sy më sy me protagonisten e ngjarjes, për shkak të pozitës izoluese që ka sot, më autorizoi të pyesim drejtpërdrejtë Marsida Xhaferrllarin: A keni mbajtur ju marëdhënie të ngushta dhe a keni qenë e lidhur me botën më të rrezikshme të krimit në kohën që ishit gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier?

A keni udhëtuar dhe a keni qëndruar ju në ATAKOY të Stambollit në Hotelin Hollidey Inn, në vitin 2000 në Stamboll të Turqisë me një kriminel të rrezikshëm, F.K, sa ditë keni qëndruar aty dhe çfarë ju lidhte juve me të? A jeni takuar ju dhe F.K në Barin e këtij Hoteli me dëshmitarin Izet Haxhiaj dhe çfarë keni biseduar me të?! Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë të poshtërohen dhe të denigrohen deri në këtë shkallë, sa të përtypin këtë akt kaq antimoral dhe të pashembullt të një palo presidenti që e bëri zhele institucionin më të rëndësishëm të shtetit.

 

 

 

 

Pas

Stadiumi “Air Albania”, Berisha publikon videon: Ja si i zhduku Rama 12 mijë vende për të ndërtuar kullën

Para

Pak para ndeshjes Shqipëri-Francë, policia ndalon tifozin e rrezikshëm, ja çfarë iu gjet në çantë (FOTO)

Para
Pak para ndeshjes Shqipëri-Francë, policia ndalon tifozin e rrezikshëm, ja çfarë iu gjet në çantë (FOTO)

Pak para ndeshjes Shqipëri-Francë, policia ndalon tifozin e rrezikshëm, ja çfarë iu gjet në çantë (FOTO)

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar