Dita e sotme shënon edhe 5-vjetorin nga jeta të artistit të mirënjohur dr. Flori.
Shumë prej kolegëve kanë ndarë mesazhet prekëse për këtë ditë të dhimbshme për ta.
Njëri prej tyre është dhe aktori Julian Deda, i cili shkruan se këngëtari i mungon shumë familjes, shoqërisë, sidomos muzikës.
Ndër të tjera Deda rrëfen edhe një peng që i ka ngelur në lidhje me dr. Florin që askush nuk e dinte më parë.
Ai e ka refuzuar dr. Florin për të qenë pjesë e videoklipit të këngës “Ç’a na ke”, dhe për këtë gjë Juli tregon se e ka pishman.
POSTIMI I PLOTE I AKTORIT JULIAN DEDA
Na ka marrë malli për pak Dr. Flor…!
Po, vërtetë kam shumë mall për pak Dr. Flor. Mungon shumë Flor, mungon se s’kishte të dytë si ti. Repistë ka boll, muzikantë ka sa te duash por shpirtra të lirë ka aq pak në këtë vend sa do të mjaftonin gishtat e njërës dorë për t’i numëruar. Ti ishe i tillë. I bëje keq vetes por në fund të fundit ishe artist me botë të madhe dhe një nga njerëzit më të lirë që kam njohur. Në këtë 5 vjetor të ikjes tënde fizike, mungon plako, mungon shumë, i mungon familjes, i mungon shoqërise dhe sidomos muzikës.
Nuk e kam thënë ndonjëherë, por me vjen inat me veten, që kur me the “Julo, a do vish të bësh nje rol te klipi im i ri?”, për këngën “Ça na ke”, të thashë “aman o Flor mos na ngatërro me këto punë” dhe ti ma ktheve direkt “e di që e ke mirë ti, as po bej fare. Po i fus një video të thjesht dhe po e mbyll”. Pishman e kam. Mbase do kishim bërë një super videoklip.
Por ti Flor nuk kishe nevojë për klipe apo për garnitura, sepse ishe i thellë në thelb dhe plot në përmbajtje. Kjo mungon sot më së shumti. Prandaj na ka marre malli për pak si ti. I perjetshëm është kujtimi yt. Të përshëndes nga këtu poshtë Flor.