Ky studiues i jetëgjatësisë e praktikon atë që predikon.
Këshillat e ekspertëve duket se ndryshojnë me një ritëm të shpejtë, por nëse doni të dini sesi mund të shtyni jetëgjatësinë, ndiqni këshillat e David Sinclair. Ai ka studiuar në Harvard sesi të ngadalësojë plakjen që nga viti 1999 dhe është një ekspert i lartë në fushën e kërkimit të jetëgjatësisë.
Ai gjithashtu ka themeluar disa kompani të bioteknologjisë. Zotërues i mbi 15 patentave për shpikje në bioteknologji dhe aktualisht Profesor i Gjenetikës në Harvard dhe drejtues i kërkimeve në ngadalësimin e plakjes.
Këto janë tre nga ndryshimet që David bëri në mënyrën e të ushqyerit
Ai merr suplemente.
Ndër gjetjet më të njohura të Sinclair janë aftësitë e mundshme mbrojtëse të resveratrolit, një molekulë e cila gjendet në lëkurën e rrushit (dhe mund të ketë të bëjë me përfitimet e raportuara shëndetësore të pirjes së sasive të moderuara të verës së kuqe, megjithëse shkenca e kësaj është ende në diskutim.)
Ky zbulim nuk është vetëm teori për Sinclair. Ai i thotë se i praktikon ato që predikon:
“Unë marr resveratrol, për të cilin ne zbuluam se kishte veti shëndetësore 15 vjet më parë, çdo ditë,” thotë ai.
Ai ka reduktuar sasinë e kalorive
“Kam provuar kufizimin e kalorive dhe nuk munda t’ia dal. Është me të vërtetë e vështirë të jesh i uritur gjatë gjithë kohës”, pranon ai – por ai gjen shkencën që lidh kaloritë e kufizuara dhe imponimin e jetëgjatësisë. Kjo e shtyu atë të bëjë ndryshime më të moderuara në dietën e tij.