Mbrëmjen e djeshme janë publikuar dy materiale audio në programin “Opinion” në lidhje me operacionin e shpëtimit të 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha i cili u nxor nga kampi Al-Hol në Siri.
Këto materiale i ka siguruar një person i cili është përfshirë në operacionin për shpëtimin e vogëlushit nga ky kamp famëkeq.
Personi ka raportuar edhe te presidenti Ilir Meta për operacionin e shpëtimit të të miturit, sikurse u shpreh dhe moderatori Blendi Fevziu.
Materiali i parë audio: Si je? Dikush ka marrë…Jo, jo, jo një delegat apo zyrtar Dikush ka provuar të rrëmbeje djalin e ta marrë me vete, nuk dihet ku dhe kur? Të paktën mua nuk më tha njeri. Një femër erdhi të bëjë një reportazh. Thotë që erdhi për hesap të babait. Dhe dikush e mori fëmijën dhe unë nuk di gjë. Vetëm kaq di. Ne jemi grupi italian, erdhëm të pyesim sepse dëgjuam që ai është kthyer në shtëpi . Por ne nuk e dimë nëse ka shkuar në shtëpi apo është marrë peng.
Materiali i dytë audio: Fëmija erdhi tani në Damask. Tani më moti Zoti…fëmija është në Damask tani. Nesër në mëngjes do të nisemi nga aeroporti i Bejrutit për në Romë. Nesër, nesër. Është ok ? Ishalla nesër pasdite do të jemi në Romë nga Bejruti. Tani Zoti… më telefoni. Faleminderit!
Kujtojmë se Alvin Berisha ishte në këtë kamp që nga marsi i këtij viti, pasi ishte i plagosur në këmbë dhe u shtrua në spital në rajonin Hasakah në Siri.
Vogëlushi jetonte me familjen në Itali por nëna e tij Valbona Berisha e mori me vete në Siri në vitin 2014 pasi u dashurua me një xhihadist nëpërmjet internetit dhe vendosi të shpërngulej atje.
Që prej asaj kohe nuk dihej më asgjë për fatin e Alvinit por falë emisionit investigativ italian “Le Iene” u bë e mundur gjetja e vendndodhjes së të miturit.