Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spital shoferini prokurorit Arjan Ndoja. Andi Maloku prej 6 ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte marrë 2 plimba gjatë atentatit.
“BalkanWeb” sjell një video nga ambientet e spitalit, ku shihen familjarët që sapo kanë marrë vesh lajmin e rëndë. Ata shpërthejnë në britma, ndërsa dëgjohen duke sharë “O plehrë, hape derën, mor pisat e …”.
Ky duket se është momenti kur familjarët sapo janë informuar për vdekjen e të riut dhe kërkojnë që mjekët të hapin derën e t’i lejojnë të shohin trupin e tij të pajetë. 30-vjeçari Andi Maloku ndërroi jetë rreth orës 18:15, pas një komplikacioni.
Ai ndodhej te Spitali i Traumës që prej 1 nëntorit, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke marrë dy plumba në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore. Në atentat u plagos edhe prokurori Arjan Ndoji me Pëllumb Muharremin, i njohur si “Rrumi” i Shijakut.