• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Siguria e ambasadave të huaja në “kërcënim”? Policia e Shtetit heq dorë nga mbrojtja e tyre

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Siguria e ambasadave të huaja në “kërcënim”?  Policia e Shtetit heq dorë nga mbrojtja e tyre
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit nuk do të jetë më përgjegjëse për sigurinë e ambasadave të huaja në Shqipëri.

Policia e shtetit ka vendosur që uniformat blu në disa prej ambasadave të zëvendësohen nga punonjësit e “Illyrian Guard”, që është shoqëri tregtare shtetërore, e cila ofron shërbime me pagesë dhe ka aksioner të vetëm Ministrinë e Brendshme.

Duke qenë se ambasadat janë institucione të rëndësisë së veçantë, në nenin 2, 17 dhe 22 të ligjit për policinë e shtetit thuhet qartë se ato ruhen nga policia e shtetit.

Nisur nga përplasjet me ligjin dhe refuzimin e shumë prej ambasadave, gjatë këtyre diteve policia e shtetit dhe përfaqësues të disa ambasadave të huaja po bisedojnë për të dakortësuar çështjen e sigurisë së tyre. Një prej pikave që për të huajt është e vështirë që ambasadat t’i besojnë sigurinë “Illyrian Guard” është fakti që forcat e saj nuk janë të armatosura.

News 24 ka mësuar se “Illyrian Guard”, me 1000 punonjës dhe me administrator Henrik Elmazin ka marrë në ruajtje me shumë se 15 institucione si QSUT, Materniteti i Ri, Kadastra, ADISA, UKT, si edhe disa ministri, objekte këto të ruajtura deri me tani nga shoqëri private të sigurisë fizike që operojnë në treg.

Po si do të përcaktohet nëse një ambasadë do ruhet nga policë të shtetit Apo të “Illyrian Guard”? Policia do të veprojë në reciprocitet. Ambasadat e vendeve ku përfaqësitë tona ruhen me punonjës policie, edhe në shqipëri do të kenë të njëjtën siguri. Në rastet e tjera është propozuar që të ruhen nga punonjësit e shoqërisë shtetërore “Illyrian Guard”.

Propozimi ka gjetur kundërshtinë e ambasadave e huaja të vend. Disa prej tyre madje kanë paralajmëruar se nëse hiqet policia e shtetit, janë të gatshme të sjellin në shqipëri forca policie nga vendet e tyre. Ndryshimet në mënyrën e ruajtjes së sigurisë së ambasadave do të duken qartë së shpejti në rrugën e ashtuquajtur “rruga e ambasadave”, e cila që prej një nëntorit do të jetë publike dhe jo me qarkullim të kufizuar siç ka funksionuar për vite.

Pas

“Sharosini të gjithë”, nëna dhe motra e Kacifas procedohen penalisht nga prokuroria

Para

Zbardhen bisedat mes Habilajve/ Familjarët e tyre kishin dijeni për trafikun e dro.gës

Para
Zbardhen bisedat mes Habilajve/ Familjarët e tyre kishin dijeni për trafikun e dro.gës

Zbardhen bisedat mes Habilajve/ Familjarët e tyre kishin dijeni për trafikun e dro.gës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar