Rezarta Shkurta është një nga emrat më të lakuar në showbizin shqiptar.
E vënë në qendër të vëmendjes shpeshherë për martesën e saj me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, Shkurta është mjaft aktive dhe në rrjetet sociale.
Ajo zgjedh të publikojë momente nga jeta e përditshme si në aspektin familjar ashtu dhe në atë profesional.
Këtë hërë Rezarta ka zgjedhur të postojë një bisedë në Ëhatsapp që ka bërë me dy moderatoret e njohura Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.
“O Rezarta Shkurta, o …biznesmene si je? Si po shkon andej Po mirë s’të vjen turp që ke dalë në çdo emision, vetëm tek shoqet e tua s’ke dalë kurrë! Ua kjo është e turpshme”
Ndër të tjera Aulona i shkruan se meqë ke hapur edhe ‘Herën” në Prishtinë të ftojmë edhe në “Ora News”.
“Do na vish? Nëse nuk vjen nuk je më shoqja jonë”-i shkruan Aulona Rezartës.
Nga ana tjetër Rezarta u është përgjigjur vetëm me të qeshura dhe i lë mesazhet “seen” dmth pa përgjigje.
Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim nëse Rezarta do të shkojë në emisionin e Aulonës dhe Fatmës apo jo.