Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli është një nga figurat më të rëndësishme të historisë së politikës shqiptare.
Edhe pse tashmë prej kohësh ajo nuk është më aktive në politikë, vijon të tërheqë vëmendjen e njerëzve si për jetën private ashtu dhe për atë profesionale.
Herë pas here ajo rishfaqet nëpër organizime apo duke dhënë deklarata por këtë rradhë ka preferuar të reagojë në rrjetet sociale duke postuar një fotografi të kohëve më parë.
Në fotografi Topalli shfaqet në kohën që ka qenë deputete dhe shkruan se këtë imazh ja dërgoi një mike.
“Foton ma nisi nje mike e imja”, shkruan Topalli.