• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dalin emrat/ Këta janë kryebashkiakët e PS që nuk kanë deklaruar shpenzimet e fushatës për 30 qershorin

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Dalin emrat/ Këta janë kryebashkiakët e PS që nuk kanë deklaruar shpenzimet e fushatës për 30 qershorin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

13 kryebashkiakë të Partisë Socialiste nuk kanë deklaruar shpenzimet që kanë bërë si kandidatë në fushatë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në raportin financiar të Partisë Socialistë të Shqipërisë, të dorëzuar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit, në fund ndodhet tabela 4/b me titull “Raportet e Kandidatëve”.

Në këtë tabelë vërehet se kandidatët e PS-së, të cilët aktualisht janë kryetarë të bashkive Durrës- Valbona Sako , Elbasan- Gledian Llatja, Finiq- Kristaq- Kico, Has-Liman Morina, Këlcyrë- Klement Ndoni, Malësisë e Madhe- Tonin Marinaj, Memaliaj- Gjolek Gjuci, Pogradec- Ilir Xhakolli, Poliçan-Adriatik Zotkaj, Përrenjas- Nuri Belba, Pukë- Gjon Gjonaj, Shkodër-Valdrin Pjetri dhe Skrapar-Adriatik Mema nuk kanë deklaruar asnjë shpenzim për fushatën zgjedhore ku nuk merrte pjesë opozita e bashkuar. Ndërkohë, po në këtë tabelë tregohen edhe kandidatët të cilët kanë shpenzuar më shumë. Sipas raportit të depozituar nga PS-ja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kandidati që ka shpenzuar më shumë është kryebashkiaku aktual i Vlorës, Dritan Leli, 3.190.641 lekë.

Kandidati i dytë që ka shpenzuar më shumë në fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit është Safet Gjici në Bashkinë e Kukësit me 2.844.180 lekë. Dhe në vend të tretë renditët Kandidati i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i cili ka më shumë se dy mandate me 1.940.000. Ajo që bie në sy është shuma e shpenzuar nga kryebashkiaku aktual i Tiranës, Veliaj, i cili ka deklaruar se ka shpenzuar shumë herë më pak se kolegët e tij në bashki më të vogla. Sipas raportit financiar të PS-së, Veliaj ka shpenzuar vetëm 255.000 lekë.

MONITORIMI I KQZ

Aktualisht, KQZ është në pritje të përfundimit të dorëzimit të raporteve të monitorimit financiar të fushatës dhe raporteve të auditimit financiar, të cilat do të krahasohen me fondet e përfituara dhe të shpenzuara, të deklaruara nga vetë partitë politike. Mësohet se brenda muajit nëntor, KQZ do të publikojë edhe raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore të ekspertëve financiarë dhe raportet e auditivit. Kjo do të bëjë të mundur edhe krahasimin e shpenzimeve reale dhe atyre të deklaruara nga subjektet politike, të cilat morën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkohë, do të ketë edhe mundësi animimi për partitë politike që nuk do të jenë dakord. /Panorama

Pas

‘Më ka ndarë nga gruaja’ Plas keq te ‘Shihemi në gjyq’, përleshen dy ish-miqtë: Dalim jashtë, rrihemi, vritemi (VIDEO)

Para

Nuk do ta njihni, Sonila Meço publikon foton e rrallë, ja si dukej 18 vite më parë

Para
Nuk do ta njihni, Sonila Meço publikon foton e rrallë, ja si dukej 18 vite më parë

Nuk do ta njihni, Sonila Meço publikon foton e rrallë, ja si dukej 18 vite më parë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar