Marsida Qatja, nëna e tre fëmijëve që tërhoqi vëmendjen e mediave dy javë më parë tregon se ajo dhe bashkëshorti i saj, i njihnin personat ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe polici i plagosur, punonjësi i burgjeve, Bernard Toçe.
Megjithëse në fillim gjithçka u duk si një histori rozë, Marsida nga dita në ditë me deklaratat e saj me media la të kuptohej se gjithçka ka të bëjë me disa pazare. Në një intervistë për Tirananews.al, Marsida Qatja thotë se disa individë i kanë dhënë një shumë prej 20 milionë lekësh, në shenjë dëmshpërblimi për problemin që i kanë shkaktuar dhe në formë mirënjohjeje për faktin që ajo ka folur ashtu deri më tani.
Marsida thotë se, me gjithë këtë ngjarje ajo ka marrëdhënie shumë të mira me bashkëshortin, i cili ndodhet në burg në Gjermani pikërisht për trafik droge. Marsida sqaron se megjithëse ajo ka marrë një mase sigurie “Detyrim paraqitje”, nga gjykata, ajo është e lirë të udhëtojë dhe se nëntori do të jetë një muaj me udhëtime, ku fillimisht do të shkojë në Gjermani, ku do të kërkojë një takim më bashkëshortin e saj në burg.
Intervista
Marsida si është gjendja juaj pas ngjarjes së ndodhur rreth dy javë më parë?
Unë jam shumë mirë bashkë me fëmijët e mi. Për të gjithë ata që janë në merak.
Marsida çfarë ndihme keni marrë nga shteti pas ngjarjes së rëndë. Me the që ke marrë 20 milionë lekë, kush t’i ka dhënë ?
Nuk mund t’i tregoj personat që mi kanën dhënë. Me ka dhënë bashkia më kanë dhënë edhe kështu individë.
Janë individë që të kanë përkrahur ty?
Jo, Jo. Janë individë që janë tamam për dëmshpërblim, që janë mbrojt nga unë, që kam mor fjalët përsipër, patjetër se po të kisha nxjerrë unë të vërtetën do ishin i grup në burg.
Janë para që të janë dhënë ty për të mos folur, që ti si ke nxjerrë gjerat si duheshin?
Po, jo unë nuk i kam nxjerrë vet, po që ato e dhanë në mënyrë mirënjohjeje. (Faxweb.al)