• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

EMRAT/ Mediat britanike japin alarmin: Mafia shqiptare po “përmbyt” Britaninë me dro.gë

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
EMRAT/ Mediat britanike japin alarmin: Mafia shqiptare po “përmbyt” Britaninë me dro.gë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Beteja e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani kundër mafies shqiptare që përpiqet “të përmbysë” Birmingham-in me kokainë është e vazhdueshme.

Bandat nga vendi ballkanik janë përpjekur të kontrollojnë tregun fitimprurës të kokainës në qytet gjatë viteve të fundit. Heroina është lënda narkotike e kontrabanduar tradicionalisht nga kriminelët në Ballkan për shkak se vendndodhja e tyre është në “shtegun e opiumit” nga Afganistani drejt Evropës.

Por, shqiptarët kanë zbuluar se fitime shumë më të mëdha mund të bëhen edhe përmes trafikut të kokainës. Mbretëria e Bashkuar ka një treg të bollshëm të kësaj lënde narkotike dhe për këtë arsye, ata janë tërhequr për të realizuar operacione në këtë vend. Londra është qendra kryesore e veprimtarisë së tyre kriminale, por të tilla janë krijuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Birmingham-in.

Kjo është një betejë që Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se po e fitom, pasi ka burgosur disa prej “bosave” shqiptarë të drogës. Vitin e kaluar, krimineli shqiptar Erald Mema, i cili kryesonte një rrjet kokaine shumë milionëdollarësh në Mbretërinë e Bashkuar, u dënia me 25 vjet burg. Mema është koka e një bande shumë të sofistikuar dhe të organizuar që furnizote tregun me sasi të mëdha kokaine të pastër.

33-vjeçari drejtoi një rrjet i cili tregtonte drogë nga Birmingham-i në Oksford, Londër dhe Bristol. Ai u dënua për dy komplote lidhur me furnizimin me kokainë midis 1 qershorit 2016 dhe 2 dhjetorit 2016.



Madje, gjykata muajin e kaluar mbajti një seancë gjyqësore ku urdhëroi Memën të nxirrte në ankand orën e tij “Rolex”, me vlerë 14.380 paund si pjesë e të ardhurave të krijuara nga aktiviteti i paligjshëm.

 

Në vitin 2016, Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u burgosën pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme kokaine me vlerë 120 mijë paund në Birmingham. Kur Policia i mori në pyetje, ata u përpoqën t’ia kalonin fajin njëri-tjetrit për drogën, por më vonë u dënuan me 4 vjet e tetë muaj burg pasi pranuan se kishin si qëllim të furnizonin me drogë Leamington-in.

Kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë ndikimi brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, me qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës, veçanërisht të kokainës. Agjencia Kombëtare e Krimeve kombinon inteligjencën me aktivitetin operacionial duke synuar grupet e organizuara të krimit, për të cilat droga është vetëm një burim të ardhurash dhe po i përdorin fitimet për të mbështetur forma të tjera të krimit. Kjo përfshin trafikimin e njerëzve, të armëve, korrupsionin dhe pastrimin e parave, të gjitha këto që shkaktojnë dëme, dhunë dhe shfrytëzim”, është shprehur për birminghammail.co.uk një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Pas

FOTO/ Rikthehen lëkundjet sizmike, ja ku ishte epiqendra

Para

Një javë e sëmurë, Shkëlzen Berisha bën gjestin e veçantë për Armina Mevlanin

Para
Një javë e sëmurë, Shkëlzen Berisha bën gjestin e veçantë për Armina Mevlanin

Një javë e sëmurë, Shkëlzen Berisha bën gjestin e veçantë për Armina Mevlanin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar