Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të qeevrisë për të emëruar drejtor në Portin e Durrësit Pirro Vengun, pas dorëheqjes së Agron Tares, dy ditë më parë.
Ish-kryeministri shkruan në “Facebook” se drejtori i ri është përfaqësues kryesor dhe ndërlidhës i mandatuar i Ndragetës në të dy anët e Adriatikut.
Mesazhi i Berishës
Supermafiozi Don Djall Agacio i mbeshtetur nga Edvin Mafia rremben portin e Durresit! Miq, pas doreheqjes se rrufeshme dhe te papritur te drejtorit te Portit te Durresit nga shkaqe tejet enigmatike, ai, si asnjehere ne kater doreheqjet e meparshme, zevendesohet me urgjence nga konfidenti i Don Djall Agaçios, perfaqesues kryesor dhe nderlidhes i mandatuar i Ndragetes ne te dy anet e Adriatikut. Porti i Durresit sot eshte porti nr nje i destinacionit te kokaines ne Europe. Thuhet se zevendesimi i rrufeshem i ish drejtorit Tare me P.Vëngun u be nga Don Djall Agaçio me mbeshtetjen e direkt Edvin Mafise. Sb