Mjeku Ardian Kadafçiu është marrë i pandehur nga Prokuroria në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në maternitetin e Elbasanit në muajin prill të këtij viti.
Kadafçiu akuzohet për neglizhencë, që ka sjellë vdekje e Debrovës, nënës 25-vjeçare që humi jetën pasi lindi fëmijën e saj të parë.
Rezultatet e autopsisë vërtetuan se vdekja e 25 vjeçares kishte ardhur e koalugimit të gjakut, në terma mjekësorë, mpiksje e gjakut. Sipas mjekëve, kjo ka bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në mjekësi mpiksja e gjakut është e rrallë, dhe format më të shpeshta të saj shfaqen te ndërhyrjet gjatë lindjes.
Por për bashkëshortin e Rexhinës dhimbja është ende prezente, si ditën e parë kur ai e humbi. Dje, përmes një postimi në rrjete sociale ai ka akuzuar hapur dy mjekët Ardjan Kadaifçiu dhe Blerta Arapi, si shkaktarë të vdekjes së Rexhinës. Sipas tij, mjekët neglizhuan rastin dhe njëri prej tyre mori edhe ryshfet.