• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Negociatat/ PD: Fajin nuk e ka Europa por Rama

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Negociatat/ PD: Fajin nuk e ka Europa por Rama
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare në PD, Arben Kashahu në një prononcim për mediat fajëson Edi Ramën për mos hapjen e negociatave.

Hashahu theksoi se për të mirën e vendit, kryeministri Rama duhet të jap dorëheqjen dhe të çlirojë vendin nga keqqeverisja.





“Edi Rama nuk ka ndërmend të përmbushë 9 kushtet e Bundestagut, që për opozitën janë udhërrëfyesi për nxjerrjen e vendit nga kriza. Vetëm duke siguruar zgjedhje të lira e të ndershme dhe barazi para ligjit, Europa do të na pranojë në familjen e saj.“ u shpreh Kashahu.

Deklarata e plotë:

Edi Rama vuri sërish interesin e pasurisë dhe pushtetit të tij personal përpara interesit të shqiptarëve dhe fatit europian të Shqipërisë. Ai ka vënë në lëvizje mekanizimin e propagandës për të fajësuar Bashkimin Europian, duke mos i njohur vetes asnjë përgjegjësi pse Shqipërisë nuk iu hapën sërish negociatat.

Faji nuk është i Europës! Pengesa kryesore për moshapjen e negociatave është Edi Rama. Ai ka 6 vjet që, me keqqeverisjen e tij, po bllokon ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Ndaj, duhet të jetë e qartë për të gjithë, nëse Shqipëria do që të bashkohet me Bashkimin Europian, kjo do të ndodhë pa Edi Ramën.

Për të mirën e vendit, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Nëse ai do të vendoste ineteresat e shqiptarëve para interesave të tij, Rama do të ikte, do të na çlironte nga qeverisja e tij e dështuar dhe do të na linte të ecnim drejt Bashkimit Europian.

Ndaj të mos ketë asnjë dyshim se ky vendim është një dështim personal për Edi Ramën. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por ka të bëjë me Edi Ramën.

Nuk janë problemet e brendshme të Europës ato që pengojnë vendet europiane të hapin negociatat me Shqipërinë. Është korrupsioni, manipulimi i zgjedhjeve dhe sundimi i dështuar i Edi Ramës që nuk bind Bashkimin Europian.

Janë mijëra shqiptarë që kërkojnë azil në Francë, nën qeverinë e Edi Ramës, Shqipëria nuk është më i tyrja, po i një grushti oligarkësh dhe kriminelësh. Në raport me popullsinë, numri i azilkërkuesve shqiptarë gjatë qeverisë së Edi Ramës është më i larti në botë.

Krimi shqiptar është dhjetëfishuar në Hollandë, por trafikantët e drogës në Shqipëri shndërrohen në biznesmenë të fuqishëm, që pasrojnë para dhe blejnë gjithçka, drejtësinë, qeverinë, parlamentin.

Për të gjitha këto nuk e ka fajin Europa.

Ky është dështimi personal i Edi Ramës. Është ajo çfarë ka mbjellë 6 vjet në drejtimin e vendit, duke shkelur pa mëshirë interesat e shqiptarëve, duke i zbuar ata nga vendi dhe duke e bërë Shqipërinë parajsën e krimit të organizuar dhe të disa klientëve të tij, me të cilët grabit pasuritë e shqiptarëve dhe i varfëron ata.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar se përsa kohë Shqipëria do të drejtohet nga Edi Rama, vendi ka për të bërë vetëm hapa prapa.

Edi Rama nuk ka ndërmend të përmbushë as 9 kushtet e Bundestagut gjerman, që për opozitën janë udhërrëfyesi për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Vetëm duke siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm duke zbatuar standardet më elementarë për barazinë para ligjit, Shqipëria do të bëhet si Europa dhe Europa do të na pranojë në familjen e saj.

 

Pas

Horoskopi javor, 21 tetor deri 27 tetor 2019

Para

“Obobo s’do të jem…”, Enca zbulon pengun e saj për ditëlindje

Para
“Obobo s’do të jem…”, Enca zbulon pengun e saj për ditëlindje

“Obobo s'do të jem…”, Enca zbulon pengun e saj për ditëlindje

Të Gjitha

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

nga Fast News
16:45 | 10/06/2025
0

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

nga Fast News
16:41 | 10/06/2025
0

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

nga Fast News
16:35 | 10/06/2025
0

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

nga Fast News
12:04 | 10/06/2025
0

Recent News

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

16:45 | 10/06/2025
Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

16:41 | 10/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar