• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Agron Duka: Të gjithë jemi përballë një udhëkryqi të madh.

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Agron Duka: Të gjithë jemi përballë një udhëkryqi të madh.
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partsë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë Zora Zaev.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duka shprehet se pasi dështoi me negociatat, Zaev dha dorëheqjen, Rama nuk e bëri këtë gjë.

Ndërsa më tej shton se Rama, jo vetëm që nuk dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme, por nuk guxon të dënojë as ata që vodhën votat gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Postimi i Agron Dukës:

Teksa këtu rreken ende të gjejnë fajtorin diku tjetër, e të mos mbajnë përgjegjësi për asgjë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sepse një demokraci bazohet mbi një pakt që nis ditën e zgjedhjeve, e kur ky pakt midis votuesit dhe të zgjedhurit nuk respektohet, nuk jep dorëheqjen populli por politikani.

Ka shumë arsye pse Zaev shkon në zgjedhje të parakohshme, dhe kryeministri ynë jo, megjithatë kryesorja është se në 2017 nuk pati zgjedhje. Në 2017 ndodhi ajo që dëgjuam në përgjimet e publikuara në Bild, në 2017 u grabit vota dhe bashkë me të e ardhmja europiane e shqiptarëve.

Nuk duhet pritur që orkestruesit e kësaj grabitje të ndërgjegjësohen, as të japin dorëheqje për dështimet e njëpasnjëshme, as që kryeministri të imitojë Zaevin ashtu siç imitoi mikun tim Dash Shehi, pasi kontratën nuk e kanë me shqiptarët.

Prandaj, të gjithë, jemi përballë një udhëkryqi të madh.

Sigurisht rruga e propozuar nga ne si opozitë nuk është e lehtë, jo vetëm sepse situata në të cilën ndodhet vendi nuk zgjidhet me shkopin magjik, por sepse përgjigjet e lehta do të riciklonin krizën në rastin më të parë.

Nuk është e lehtë sepse nuk është vetëm protestë por edhe alternativë. Propozimi ynë kërkon që zgjidhja përfundimtare e krizës të kalojë nga ndryshimi i kushteve që e shkaktuan atë, nga ndëshkimi i krimit zgjedhor nëpërmjet zbatimit të platformës me 9 pika të miratuar nga miqtë tanë të Bundestagut. Një platformë që përfaqëson yllin polar të orientimit politik të opozitës dhe alternativën e vetme për të gërshetuar serish fatet e Shqipërisë me ato të BE-së.

 

Pas

Bëhu e fortë/ Senatori amerikan inkurajon Rudina Hajdarin

Para

Ndalohen 50 refugjatë në kufirin shqiptaro-grek

Para
Ndalohen 50 refugjatë në kufirin shqiptaro-grek

Ndalohen 50 refugjatë në kufirin shqiptaro-grek

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

nga Fast News
12:01 | 20/11/2025
0

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

nga Fast News
11:38 | 20/11/2025
0

Si të prezantohesh në 15 sekonda

Si të prezantohesh në 15 sekonda

nga Fast News
08:00 | 20/11/2025
0

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Recent News

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

12:01 | 20/11/2025
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

11:38 | 20/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar