Pas dështimit të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, nuk mungon dhe reagimi i zv/ministrit Erjon Braçe ku një pjesë të mesazhit të tij ia drejton dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron.
Ndër të tjera, Braçe i kërkon Macron që të hedhë sytë nga tregu i punës në Francë, ku janë shqiptarët që bëjnë punët e francezëve, madje, sipas zv.kryeministrit, edhe duke u keqpaguar dhe diskriminuar.
“Duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash, por oferte në atë treg; i bëjmë ne punët tuaja, madje më të rënat, madje duke u keqpaguar e diskriminuar! Të paktën t’i njihni shqiptarët si punëtorë”, shkruan Braçe.
Reagimi i plotë
Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka,
zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!
Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës,
aspiratën tonë evropiane, te përjetshme,
ja dëshmon kujtdo që s’na njeh,
zoti Conte, kryeministër i Italisë!
Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian!
Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne,
zoti Sassoli, president i Parlamemtit Evropian!
Ju jemi mirënjohës pa fund!
Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!
Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi
qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme,
nuk na njeh hiç;
duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash,
por oferte në atë treg;
I BEJME NE PUNET TUAJA,
MADJE ME TE RENDAT,
MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!
Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!