Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Buxheti 2027 është historik, Rama: Prek për herë të parë 10 miliardë euro

nga Fast News
1 minute më parë
në Aktualitet
0
Buxheti 2027 është historik, Rama: Prek për herë të parë 10 miliardë euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama e cilësoi historik projektbuxhetin e vitit 2027, duke theksuar se për herë të parë buxheti i shtetit arrin në nivelin e 10 miliardë eurove. Deklaratat u bënë gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku po shqyrtohen në parim projektbuxheti i vitit të ardhshëm dhe paketa fiskale.

Sipas kreut të qeverisë, rëndësia e buxhetit nuk lidhet vetëm me vlerën e tij financiare, por edhe me masat që synojnë lehtësimin e kostos së jetesës për qytetarët. Rama deklaroi se përmes këtij buxheti synohet të lehtësohet barra fiskale për shtresën e mesme, ndërsa do të vijojë rritja e mbështetjes financiare për pensionistët dhe kategoritë në nevojë.

“Buxheti është historik për Shqipërinë, pasi për herë të parë buxheti prek 10 miliardë euro. Por ky buxhet është i rëndësishëm edhe për faktin se shumica qeverisëse, falë krijimit të mundësive të reja të ekonomisë, me këtë buxhet ul atë që është fjala kyçe në Shqipëri: koston e jetesës”, u shpreh Rama.



Kryeministri theksoi gjithashtu se ekonomia shqiptare është trefishuar, ndërsa në vijim iu referua edhe raportit të progresit, duke e cilësuar atë si një argument për vijimin e punës së qeverisë. “Raporti i progresit i thotë të tëra arsyet pse ne duhet të vazhdojmë punën tonë”, deklaroi Rama.

Projektbuxheti 2027 dhe paketa fiskale pritet të përcaktojnë drejtimet kryesore të politikave ekonomike dhe financiare të vendit për vitin e ardhshëm.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Ndryshon Kodi Doganor/ Kufizohen kamatëvonesat dhe rishikohen gjobat për bizneset

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Buxheti 2027 është historik, Rama: Prek për herë të parë 10 miliardë euro

Buxheti 2027 është historik, Rama: Prek për herë të parë 10 miliardë euro

nga Fast News
11:10 | 18/11/2026
0

Ndryshon Kodi Doganor/ Kufizohen kamatëvonesat dhe rishikohen gjobat për bizneset

Ndryshon Kodi Doganor/ Kufizohen kamatëvonesat dhe rishikohen gjobat për bizneset

nga Fast News
10:59 | 18/11/2026
0

Çfarë është kodi NVE? Rregulla dhe detyrime të reja për bizneset

Çfarë është kodi NVE? Rregulla dhe detyrime të reja për bizneset

nga Fast News
10:40 | 18/11/2026
0

Ndryshon ligji për QKB-në, Dhoma Ekonomike merr akses në regjistrat e bizneseve

Ndryshon ligji për QKB-në, Dhoma Ekonomike merr akses në regjistrat e bizneseve

nga Fast News
10:15 | 18/11/2026
0

Recent News

Buxheti 2027 është historik, Rama: Prek për herë të parë 10 miliardë euro

Buxheti 2027 është historik, Rama: Prek për herë të parë 10 miliardë euro

11:10 | 18/11/2026
Ndryshon Kodi Doganor/ Kufizohen kamatëvonesat dhe rishikohen gjobat për bizneset

Ndryshon Kodi Doganor/ Kufizohen kamatëvonesat dhe rishikohen gjobat për bizneset

10:59 | 18/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora