Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Ndryshon Kodi Doganor/ Kufizohen kamatëvonesat dhe rishikohen gjobat për bizneset

nga Fast News
3 minutes më parë
në Biznes
0
Ndryshon Kodi Doganor/ Kufizohen kamatëvonesat dhe rishikohen gjobat për bizneset
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kamatëvonesat për detyrimet doganore të papaguara nuk do të mund të tejkalojnë më vlerën e borxhit, ndërsa ndryshime parashikohen edhe në kriteret e vendosjes së gjobave për shkeljet doganore. Këto janë disa nga ndërhyrjet kryesore që parashikon projektligji për ndryshimin e Kodit Doganor, i cili ka mbërritur në Kuvend për shqyrtim dhe miratim. Një nga ndryshimet me ndikimin më të drejtpërdrejtë financiar për bizneset lidhet me kufizimin e kamatëvonesave. Sipas projektligjit, shuma e tyre nuk mund të jetë më e lartë se detyrimi doganor për të cilin llogariten. Kështu, nëse një subjekt ka një borxh prej 1 milion lekësh, edhe kamatëvonesat e akumuluara nuk mund të tejkalojnë këtë shumë. Kufiri i ri do të zbatohet për vendimet e marra nga autoritetet doganore pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Ndërhyrje parashikohen edhe në sistemin e gjobave. Projektligji qartëson rastet kur zbatohen sanksionet fikse dhe ato që llogariten në raport me detyrimet e papaguara. Sipas parashikimeve aktuale, gjobat fikse variojnë nga 20 mijë deri në 1 milion lekë, në varësi të natyrës së shkeljes dhe nëse ajo është kryer nga neglizhenca apo me dashje. Ndërsa kur shkelja shkakton detyrime doganore të papaguara, gjoba mund të arrijë deri në trefishin e shumës së munguar.

Një tjetër ndryshim lidhet me klasifikimin e kundërvajtjeve. Projektligji heq nga kategoria e shkeljeve të kryera me dashje dy raste që kanë të bëjnë me mosrespektimin e detyrimeve të përcaktuara në një vendim doganor dhe mosnjoftimin e autoriteteve për rrethana të reja. Këto veprime do të vijojnë të trajtohen në kuadër të kundërvajtjeve të kryera në neglizhencë.



Përveç gjobave monetare, administrata doganore do të ketë mundësi të pezullojë, ndryshojë apo revokojë autorizimet e operatorëve ekonomikë që shkelin legjislacionin doganor. Masat mund të aplikohen veçmas ose njëkohësisht. Projektligji zgjeron gjithashtu të drejtën e ankimit ndaj vendimeve doganore. Çdo person që preket drejtpërdrejt dhe individualisht nga një vendim i administratës do të mund ta kundërshtojë atë, përfshirë rastet kur nuk merr përgjigje për një aplikim brenda afatit ligjor.

Afati për ankimin administrativ pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave mbetet 15 ditë, ndërsa për shqyrtimin e ankimit parashikohen 30 ditë. Në rastet kur vendimi merret nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, parashikohet mundësia e ankimit në gjykatë brenda 45 ditëve. Ndryshimet synojnë të riformulojnë kuadrin e përgjegjësive dhe sanksioneve doganore, duke përcaktuar më qartë detyrimet e bizneseve dhe të drejtat e tyre përballë administratës doganore.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Çfarë është kodi NVE? Rregulla dhe detyrime të reja për bizneset

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ndryshon Kodi Doganor/ Kufizohen kamatëvonesat dhe rishikohen gjobat për bizneset

Ndryshon Kodi Doganor/ Kufizohen kamatëvonesat dhe rishikohen gjobat për bizneset

nga Fast News
10:59 | 18/11/2026
0

Çfarë është kodi NVE? Rregulla dhe detyrime të reja për bizneset

Çfarë është kodi NVE? Rregulla dhe detyrime të reja për bizneset

nga Fast News
10:40 | 18/11/2026
0

Ndryshon ligji për QKB-në, Dhoma Ekonomike merr akses në regjistrat e bizneseve

Ndryshon ligji për QKB-në, Dhoma Ekonomike merr akses në regjistrat e bizneseve

nga Fast News
10:15 | 18/11/2026
0

Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale

Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale

nga Fast News
09:05 | 18/11/2026
0

Recent News

Ndryshon Kodi Doganor/ Kufizohen kamatëvonesat dhe rishikohen gjobat për bizneset

Ndryshon Kodi Doganor/ Kufizohen kamatëvonesat dhe rishikohen gjobat për bizneset

10:59 | 18/11/2026
Çfarë është kodi NVE? Rregulla dhe detyrime të reja për bizneset

Çfarë është kodi NVE? Rregulla dhe detyrime të reja për bizneset

10:40 | 18/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora