Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale

nga Fast News
1 minute më parë
në Aktualitet
0
Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, ku në rendin e ditës është shqyrtimi në parim i projektbuxhetit të vitit 2027 dhe paketës fiskale. Të dyja nismat janë miratuar më herët në komisionet parlamentare dhe pritet të shoqërohen me debate politike në sallën e Kuvendit. Seanca pritet të zhvillohet në një klimë të tensionuar, pasi Partia Demokratike do të jetë e përfaqësuar me një numër të reduktuar deputetësh. 12 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga punimet parlamentare, mes tyre kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të votojë kundër projektbuxhetit 2027. Ai e cilësoi hartimin e tij si një proces të zhvilluar në fshehtësi, duke pretenduar se dokumenti nuk është konsultuar. Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon një total shpenzimesh prej rreth 10.7 miliardë eurosh. Krahas tij, deputetët do të shqyrtojnë edhe ndryshimet në legjislacionin tatimor, përfshirë tatimin mbi të ardhurat, TVSH-në, procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat. Pas miratimit në parim në Kuvend, projektbuxheti do t’i rikthehet komisioneve parlamentare për shqyrtimin nen për nen, përpara se të kalojë sërish në seancë plenare për votimin përfundimtar.

Çfarë parashikon rendi i ditës?



Përveç projektbuxhetit dhe paketës fiskale, në seancën e sotme do të shqyrtohen edhe ndryshimet në ligjin për strehimin social, si dhe një projektvendim për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. Seanca do të përfshijë gjithashtu miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 29 tetorit 2026, njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Rendi i ditës së seancës plenare:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.10.2026.
  2. Njoftime.
  3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.
  4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
  5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
  6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.
  7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
  8. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.
  9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 22/2018, ‘Për strehimin social’, të ndryshuar”.
  10. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit ‘Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë’”.
  11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Rama kërkon partneritet me Japoninë për hekurudhën Durrës-Prishtinë-Nish

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale

Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale

nga Fast News
09:05 | 18/11/2026
0

Rama kërkon partneritet me Japoninë për hekurudhën Durrës-Prishtinë-Nish

Rama kërkon partneritet me Japoninë për hekurudhën Durrës-Prishtinë-Nish

nga Fast News
18:25 | 17/11/2026
0

Sigurimi i makinave ndryshon, 15 ditë mbulim pas skadimit

Sigurimi i makinave ndryshon, 15 ditë mbulim pas skadimit

nga Fast News
17:37 | 17/11/2026
0

Pas Diellës vjen Gjoni, Rama zbulon personazhin e ri të prokurimeve

Pas Diellës vjen Gjoni, Rama zbulon personazhin e ri të prokurimeve

nga Fast News
16:15 | 17/11/2026
0

Recent News

Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale

Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale

09:05 | 18/11/2026
Rama kërkon partneritet me Japoninë për hekurudhën Durrës-Prishtinë-Nish

Rama kërkon partneritet me Japoninë për hekurudhën Durrës-Prishtinë-Nish

18:25 | 17/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora