Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Ndryshon ligji për QKB-në, Dhoma Ekonomike merr akses në regjistrat e bizneseve

nga Fast News
1 minute më parë
në Biznes
0
Ndryshon ligji për QKB-në, Dhoma Ekonomike merr akses në regjistrat e bizneseve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset do të kenë një bashkëpunim të ri institucional për regjistrimet, ndryshimet e të dhënave dhe informacionin mbi detyrimet ligjore. Dhoma Ekonomike Kombëtare do të përfshihet në funksionet e Qendrës Kombëtare të Biznesit, duke marrë akses edhe në disa prej regjistrave kryesorë që administrohen prej saj. Kjo parashikohet në ndryshimet e miratuara në ligjin për Qendrën Kombëtare të Biznesit, të cilat përcaktojnë një rol të ri për Dhomën Ekonomike Kombëtare. Sipas ligjit, Dhoma do të angazhohet në identifikimin, verifikimin, certifikimin dhe përditësimin e Kodit të Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike, si dhe në informimin dhe këshillimin e subjekteve për procedurat e regjistrimit tregtar.

Ajo do të ketë gjithashtu akses si përdoruese në regjistrin tregtar, atë të licencave dhe autorizimeve, si dhe në regjistrin e pronarëve përfitues, duke iu nënshtruar rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë e informacionit. Një tjetër ndryshim lidhet me mënyrën e ofrimit të shërbimeve. QKB-ja do t’i ushtrojë funksionet drejtpërdrejt për publikun përmes portalit e-Albania, ndërsa ligji shfuqizon parashikimet për sportelet fizike të shërbimit. Ndërkohë, në kuadër të përafrimit me legjislacionin europian, parashikohet edhe ndërlidhja e regjistrave tregtarë shqiptarë me ata të vendeve të BE-së, përmes shkëmbimit automatik të informacionit. Këto të fundit do të hyjnë në fuqi me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 



Etiketa: aktualitet
Pas

Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ndryshon ligji për QKB-në, Dhoma Ekonomike merr akses në regjistrat e bizneseve

Ndryshon ligji për QKB-në, Dhoma Ekonomike merr akses në regjistrat e bizneseve

nga Fast News
10:15 | 18/11/2026
0

Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale

Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale

nga Fast News
09:05 | 18/11/2026
0

Rama kërkon partneritet me Japoninë për hekurudhën Durrës-Prishtinë-Nish

Rama kërkon partneritet me Japoninë për hekurudhën Durrës-Prishtinë-Nish

nga Fast News
18:25 | 17/11/2026
0

Sigurimi i makinave ndryshon, 15 ditë mbulim pas skadimit

Sigurimi i makinave ndryshon, 15 ditë mbulim pas skadimit

nga Fast News
17:37 | 17/11/2026
0

Recent News

Ndryshon ligji për QKB-në, Dhoma Ekonomike merr akses në regjistrat e bizneseve

Ndryshon ligji për QKB-në, Dhoma Ekonomike merr akses në regjistrat e bizneseve

10:15 | 18/11/2026
Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale

Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale

09:05 | 18/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora