Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Sigurimi i makinave ndryshon, 15 ditë mbulim pas skadimit

nga Fast News
1 minute më parë
në Aktualitet
0
Sigurimi i makinave ndryshon, 15 ditë mbulim pas skadimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kuadri ligjor për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme, duke sjellë rritje të kufijve të përgjegjësisë për aksidentet rrugore, procedura më të shpejta për dëmshpërblimet dhe rregulla të reja për mbulimin e automjeteve pas përfundimit të kontratës së sigurimit.

Projektligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe i publikuar për konsultim publik, parashikon zëvendësimin e ligjit aktual nr. 32/2021. Dokumenti përmban 65 nene dhe prek drejtpërdrejt pronarët e automjeteve, kompanitë e sigurimit dhe personat e dëmtuar në aksidente.

Një nga risitë më të rëndësishme është parashikimi i një periudhe shtesë prej 15 ditësh mbulim pas përfundimit të kontratës së sigurimit. Sipas projektligjit, kjo periudhë do të zbatohet nëse i siguruari nuk ka njoftuar kompaninë të paktën tri ditë përpara skadimit se nuk dëshiron rinovimin e kontratës. Megjithatë, mbulimi nuk do të jetë falas, pasi në rast se ndodh një aksident gjatë kësaj periudhe, pronari do të duhet të paguajë primin për vitin pasardhës.



Ndryshime parashikohen edhe në trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim. Pragu për dëmet materiale që përfitojnë nga procedura e përshpejtuar propozohet të rritet nga 100 mijë në 250 mijë lekë. Për këto raste, kompanitë e sigurimit do të duhet të kryejnë pagesën brenda 14 ditëve kalendarike nga paraqitja e kërkesës, në përputhje me kushtet ligjore.

Ndërkohë, kufiri i dëmeve ndaj pronës për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit propozohet të rritet në 50 mijë lekë. Projektligji parashikon gjithashtu rritje të konsiderueshme të limiteve të përgjegjësisë së kompanive të sigurimit. Deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kufiri minimal për dëmet ndaj personave do të jetë 100 milionë lekë për automjetet e zakonshme, 150 milionë lekë për autobusët dhe kamionët dhe 200 milionë lekë për mjetet që transportojnë lëndë të rrezikshme. Për dëmet ndaj pronës, limiti do të jetë 20 milionë lekë për çdo ngjarje.

Pas anëtarësimit në BE, këto kufij parashikohet të zëvendësohen me standardet evropiane. Për dëmet ndaj personave, limiti minimal do të arrijë në 6.45 milionë euro për çdo aksident ose 1.3 milionë euro për çdo person të dëmtuar, ndërsa për dëmet ndaj pronës do të jetë 1.3 milionë euro për aksident.

Një tjetër element i projektligjit lidhet me mënyrën e llogaritjes së dëmshpërblimeve për paaftësinë e përhershme ose të përkohshme për punë, vdekjen dhe dëmet biologjike, morale e ekzistenciale. Dokumenti përcakton kritere të detajuara, duke marrë në konsideratë të ardhurat, moshën, shkallën e dëmtimit dhe lidhjen familjare me viktimën.

Ndryshimet e propozuara synojnë të rrisin mbrojtjen financiare të qytetarëve dhe të përmirësojnë trajtimin e dëmeve nga aksidentet rrugore. Projektligji është aktualisht në fazën e konsultimit publik dhe masat e parashikuara do të duhet të kalojnë procedurat e miratimit përpara se të hyjnë në fuqi.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Pas Diellës vjen Gjoni, Rama zbulon personazhin e ri të prokurimeve

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sigurimi i makinave ndryshon, 15 ditë mbulim pas skadimit

Sigurimi i makinave ndryshon, 15 ditë mbulim pas skadimit

nga Fast News
17:37 | 17/11/2026
0

Pas Diellës vjen Gjoni, Rama zbulon personazhin e ri të prokurimeve

Pas Diellës vjen Gjoni, Rama zbulon personazhin e ri të prokurimeve

nga Fast News
16:15 | 17/11/2026
0

Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

Bota në pritje të takimit historik Trump, Xi dhe Putin

nga Fast News
16:00 | 17/11/2026
0

Bizneset me dosje virtuale, Rama: Diella do të mbikëqyrë të gjitha hallkat e prokurimit publik

Bizneset me dosje virtuale, Rama: Diella do të mbikëqyrë të gjitha hallkat e prokurimit publik

nga Fast News
15:40 | 17/11/2026
0

Recent News

Sigurimi i makinave ndryshon, 15 ditë mbulim pas skadimit

Sigurimi i makinave ndryshon, 15 ditë mbulim pas skadimit

17:37 | 17/11/2026
Pas Diellës vjen Gjoni, Rama zbulon personazhin e ri të prokurimeve

Pas Diellës vjen Gjoni, Rama zbulon personazhin e ri të prokurimeve

16:15 | 17/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora