Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ministrja Ibrahimaj jep lajmin e mirë: Shumë shpejt hapen fondet IPARD, problematikat janë zgjidhur

nga Fast News
6 minutes më parë
në Ekonomi
0
Ministrja Ibrahimaj jep lajmin e mirë: Shumë shpejt hapen fondet IPARD, problematikat janë zgjidhur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një komunikim për mediat, iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me programin IPARD dhe fondet për sektorin e bujqësisë.

Ibrahimaj tha se pritet finalizimi i procedurave për akreditimin dhe dhënien e fondit IPARD, ndërsa theksoi se procesi ka zgjatur për shkak të dokumentacionit të nevojshëm për t’u dorëzuar dhe plotësuar.

“Ne presim finalizimin e procedurave për akreditimin dhe dhënien e fondit IPARD. Procesi ka zgjatur për shkak të dokumentacionit që ka qenë i nevojshëm për t’u dorëzuar dhe plotësuar.

Presim që shumë shpejt të bëhet e mundur hapja e fondit IPARD. Shqipëria nuk është i vetmi vend që ka pasur problematika me IPARD. Këto problematika janë adresuar dhe janë zgjidhur, ndaj presim vijimin e procesit dhe hapjen e fondit shumë shpejt”.

Ministrja Ibrahimaj gjithashtu njoftoi se gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave është diskutuar projekti për ngritjen e një sistemi të ri dixhital për transparencën e prokurimeve publike në platformën “Pasqyra Albania”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Ne shpeshherë gjatë vitit kemi diskutuar për sistemin e ri të inteligjencës artificiale, i cili do të përfshihet në prokurimet publike. Jemi në fazat e fundit të finalizimit të detajeve dhe, duke qenë se presim që shumë shpejt, pra brenda vjeshtë të këtij viti, të fillojmë me procedurat e përdorimit të inteligjencës artificiale në prokurimet publike, donim të rishikonim mënyrën se si ato bëhen, në mënyrë që të jenë më transparente dhe më të prekshme për qytetarët.

Më herët kemi thënë se është e rëndësishme që në platformën “Pasqyra Albania” të kemi një informacion të detajuar mbi prokurimet publike, ku qytetarët jo vetëm të kenë akses mbi cilat janë prokurimet që kryhen dhe përfundimin e tyre, por të kenë akses edhe mbi zbatimin e kontratave të prokurimeve.

Ndaj edhe kemi diskutuar sot dhe është prezantuar një model në të cilin jo vetëm Operatori i Blerjeve të

Përqendruara (OBP) do të marrë më shumë peshë në kryerjen e proceseve të prokurimeve publike, por edhe do të sinkronizohen të gjitha sistemet e Ministrisë së Financave, të Agjencisë së Prokurimit Publik, por edhe të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe të zbatimit të kontratave, deri në pikën finale të sistemeve të fiskalizimit”.

Në këtë mënyrë, në çdo moment, fondet publike do të jenë të gjurmueshme, të kontrollueshme dhe transparente për të gjithë ata që do të jenë të interesuar”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ministrja Ibrahimaj jep lajmin e mirë: Shumë shpejt hapen fondet IPARD, problematikat janë zgjidhur

Ministrja Ibrahimaj jep lajmin e mirë: Shumë shpejt hapen fondet IPARD, problematikat janë zgjidhur

nga Fast News
16:19 | 07/10/2026
0

Rriten çmimet e karburanteve, ja sa shiten nafta dhe benzina

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

nga Fast News
11:04 | 07/10/2026
0

Sa shpenzon një familje në Shqipëri dhe për çfarë? Dalin të dhënat

Sa shpenzon një familje në Shqipëri dhe për çfarë? Dalin të dhënat

nga Fast News
17:59 | 06/10/2026
0

Nisin konsultimet për operatorin e linjës hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas

Nisin konsultimet për operatorin e linjës hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas

nga Fast News
17:41 | 06/10/2026
0

Recent News

Ministrja Ibrahimaj jep lajmin e mirë: Shumë shpejt hapen fondet IPARD, problematikat janë zgjidhur

Ministrja Ibrahimaj jep lajmin e mirë: Shumë shpejt hapen fondet IPARD, problematikat janë zgjidhur

16:19 | 07/10/2026
Rriten çmimet e karburanteve, ja sa shiten nafta dhe benzina

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

11:04 | 07/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora