Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Numri dy i BSH-së: Pagesat elektronike do t’iu kursejnë qytetarëve 38.7 mld lekë ose rreth 420 mln euro

Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Holta Zaçaj, mori pjesë në Konferencën e 10-të të Bankave Qendrore të Mesdheut

nga Fast News
3 minutes më parë
në Finance
0
Numri dy i BSH-së: Pagesat elektronike do t’iu kursejnë qytetarëve 38.7 mld lekë ose rreth 420 mln euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Holta Zaçaj, mori pjesë në Konferencën e 10-të të Bankave Qendrore të Mesdheut me temë: “Monedhat digjitale, pagesat dhe menaxhimi i rezervave: Ndikimet për bankat qendrore të Mesdheut”, e zhvilluar në Tarragona, Spanjë.

Konferenca u organizua nga Banka e Spanjës, në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Institutin Evropian të Mesdheut (IEMed) dhe Unionin për Mesdheun (UfM). Në të morën pjesë drejtues të lartë të bankave qendrore nga Shqipëria, Algjeria, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Qiproja, Sllovenia, Spanja, Franca, Greqia, Malta, Maroku, Mali i Zi dhe Portugalia. Gjithashtu, konferenca mblodhi edhe studiues të institucioneve akademike, si dhe ekspertë e përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Diskutimet u fokusuan në sfidat dhe ndryshimet që po ndikojnë sistemin monetar dhe financiar ndërkombëtar, veçanërisht në kushtet e rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe transformimit teknologjik.

Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Holta Zaçaj, ishte e ftuar të drejtonte Sesionin e dytë të konferencës me temë: “Pagesat dhe remitancat: sistemet aktuale dhe perspektivat e së ardhmes”.

Në këtë sesion u diskutua rëndësia e remitancave për ekonomitë mesdhetare dhe ndikimi i tyre në sistemin financiar e bankar. Në fokus ishin gjithashtu, kostot e remitancave, si dhe mënyrat për nxitjen e përdorimit të kanaleve formale të transfertave. Në ndërhyrjen e saj, Zëvendësguvernatorja Zaçaj theksoi progresin e bërë ndër vite nga Banka e Shqipërisë në modernizimin e sistemeve të pagesave dhe në përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Holta Zaçaj

Duke u ndalur në rastin e Shqipërisë, ajo veçoi faktin se remitancat përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për shumë familje. Megjithatë, zhvillimet e fundit në fushën e teknologjisë digjitale, e kryesisht ato që lidhen me modernizimin e sistemeve të pagesave, po riorganizojnë mënyrën se si paraja cash lëviz përtej kufijve. Në këtë kuadër, roli i bankave qendrore merr një rëndësi të veçantë, pasi nëpërmjet modernizimit të sistemeve të pagesave, uljes së kostove të transfertave, ato mund të nxisin përdorimin e kanaleve formale nga emigrantët për dërgimin e remitancave.

Lidhur me modernizimin e sistemit të pagesave në Shqipëri zj. Zaçaj nënvizoi rëndësinë e reformave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë si një element kyç për rritjen e përfshirjes financiare dhe integrimin evropian të vendit. Ajo veçoi anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, jo vetëm si një arritje historike për integrimin financiar të vendit, por edhe si një hap të rëndësishëm drejt uljes së kostove dhe kohës së transfertave, rritjes së përdorimit të kanaleve digjitale dhe formale të pagesave, si dhe nxitjes së emigrantëve për të përdorur kanalet financiare formale për dërgimin e remitancave pranë familjeve të tyre.

Ajo shtoi se një tjetër fazë e rëndësishme në fushën e modernizimit të infrastrukturës së pagesave në Shqipëri është zbatimi i projektit TIPS Clone, i cili synon krijimin e një platforme kombëtare për pagesa të shpejta, të përputhshme me standardet evropiane, në kohë reale, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, duke krijuar kushte për zhvillimin e mëtejshëm të pagesave të shpejta të pagesave ndërkufitare.

Lidhur me përfitimet ekonomike të TIPS Clone, Zëvendësguvernatorja Zaçaj u shpreh se sipas një studimi të përbashkët të Bankës Botërore dhe Bankës së Shqipërisë, përdorimi i pagesave elektronike, i mbështetur nga infrastruktura e pagesave të menjëhershme, mund të gjenerojë deri në 38.7 miliardë lekë kursime në vit, ose rreth 1.5% të PBB-së. Ndërkohë, zëvendësimi i gjysmës së pagesave të faturave me para në dorë me pagesa elektronike mund t’u kursejë konsumatorëve mbi 500 milionë lekë dhe bizneseve rreth 1 miliard lekë në vit.

Në mbyllje të sesionit, zj. Zaçaj theksoi se reformat e ndërmarra për modernizimin e sistemeve të pagesave duke u shoqëruar me rritjen e edukimit financiar, synojnë ta bëjnë përdorimin e kanaleve zyrtare financiare zgjedhjen më të përshtatshme për të gjithë konsumatorët, duke kontribuuar në formalizimin e ekonomisë, përfshirjen financiare dhe integrimin më të madh të Shqipërisë në sistemin evropian të pagesave.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kriza politike/ Sot afati i fundit për zgjedhjen e presidentit ose Kosova rrezikon zgjedhje të reja

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Numri dy i BSH-së: Pagesat elektronike do t’iu kursejnë qytetarëve 38.7 mld lekë ose rreth 420 mln euro

Numri dy i BSH-së: Pagesat elektronike do t’iu kursejnë qytetarëve 38.7 mld lekë ose rreth 420 mln euro

nga Fast News
09:41 | 06/10/2026
0

Kriza politike/ Sot afati i fundit për zgjedhjen e presidentit ose Kosova rrezikon zgjedhje të reja

Kriza politike/ Sot afati i fundit për zgjedhjen e presidentit ose Kosova rrezikon zgjedhje të reja

nga Fast News
09:32 | 06/10/2026
0

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet

nga Fast News
15:50 | 05/10/2026
0

Gratë shqiptare të diasporës mblidhen në Tiranë: Më 23 tetor zhvillohet Samiti i Gjashtë

Gratë shqiptare të diasporës mblidhen në Tiranë: Më 23 tetor zhvillohet Samiti i Gjashtë

nga Fast News
11:00 | 05/10/2026
0

Recent News

Numri dy i BSH-së: Pagesat elektronike do t’iu kursejnë qytetarëve 38.7 mld lekë ose rreth 420 mln euro

Numri dy i BSH-së: Pagesat elektronike do t’iu kursejnë qytetarëve 38.7 mld lekë ose rreth 420 mln euro

09:41 | 06/10/2026
Kriza politike/ Sot afati i fundit për zgjedhjen e presidentit ose Kosova rrezikon zgjedhje të reja

Kriza politike/ Sot afati i fundit për zgjedhjen e presidentit ose Kosova rrezikon zgjedhje të reja

09:32 | 06/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora