Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Jam Mesdhetar

nga Fast News
9 minutes më parë
në Analizë
0
Jam Mesdhetar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Ben Blushi
Rastësisht dëgjova 500 studentë që thanë me një gojë Jam Mesdhetar.
Megjithëse ata ishin të lumtur ngaqë po merrnin diplomat nga universiteti që mban këtë emër, unë mendova se kanë shumë të drejtë. Ne shqiptarët jemi mesdhetarë dhe ky është i vetmi status nga i cili nuk na ka lëvizur dot asnjë ushtri, asnjë pushtim dhe të cilin ne nuk e kemi mohuar kurrë.
As romakët, as serbët, as bullgarët, as turqit,as italianët as gjermanët dhe as komunistët nuk na kanë nxjerrë dot nga Mesdheu.
Ky është i vetmi rast kur kokëfortësia jonë ka prodhur një rezultat të dobishëm. Duke dashur të na hedhin në detin e historisë, na kanë lënë në detin më të bukur të botës.
Në Mesdhe.
Të jesh mesdhetar do të thotë të jetosh në brigjet e një deti që lag 21 vende të cilat bashkarisht kanë krijuar qytetërimin modern, pra botën e sotshme.
Mesdheu është i vetmi det në botë që bashkon tre kontinente Evropën, Azinë dhe Afrikën.
Mesdheu është i vetmi pellg ku jetojnë Krishtërimi, Islami dhe Judaizmi.
Në brigjet e Mesdheut ka lindur Zoti, shumica e profetëve që njohim, shkrimet e shenjta, alfabeti dhe filozofia.
Edhe teatri edhe satira, pra edhe e qara edhe e qeshura artistike kanë lindur në Mesdhe.
Edhe vetë Demokracia ka lindur në Mesdhe.
Për ta bërë jetën më bukur mesdhetarët i lyenin shpirtrat me vajin e ullirit, pinin verë rrushi për të kënduar më mirë dhe i hidhnin ushqimeve kripën e detit.
Natyrisht kripa, vaji edhe vera janë monopol i Mesdheut i cili me këto tre elementë ka ndërtuar kuzhinën më pasur dhe më të shëndetshme të botës.
Askush nuk ha më mirë se një mesdhetar dhe asnjë popull nuk e konsideron gatimin art sic bëjnë mesdhetarët cdo ditë në shtëpi.
Nuk ka asgjë të bukur që nuk ka lindur ose nuk është rafinuar në Mesdhe edhe kur ka ardhur nga diku tjetër.
Mesdheu ka qenë laboratori më i madh i gatimeve, i artit dhe i koktejeve të shijeve më të larta, ku bashkohej e bukura me egërsinë, forca me elegancën dhe pushteti me modën.
Edhe kur ishin mizorë, mbretërit dhe perandorët mesdhetarë shkëlqenin nga ari dhe nga kurorat e skalitura të dafinave që mbanin në kokë.
Lluksi pa të cilin bota e sotshme nuk kuptohet dot është një zakon mesdhetar që detyroi mbretëreshat të qepnin pëlhurat e lindjes me motive detare.
Në Mesdhe kanë jetuar mendjet që krijuan botën tonë, që nga Homeri, Odisea, Elena e Trojës, Akili, Sokrati, Platoni, Aleksandri, Faranonët, Jul Cezari, Kleopatra, Abrahami, Jezu Krishti, Kristofor Kolombi, Dante Aligeri, Leoardo Da Vinci, Servantes, Napoleon Bonaparti dhe Mustafa Ataturku gjenial.
Edhe vetë Mohamedi i mori leksionet e para fetare duke udhëtuar nga shkretëtira në Mesdhe hipur mbi devetë e gruas së tij të parë, biznesmenes Hatixhe.
Pa Mesdheun bota do ishte shumë e shëmtuar dhe shumë barbare.
Nëse Mesdheu ka një kontribut në histori, ky është zbutja e popujve të tjerë përmes artit, diplomacisë dhe ushqimeve.
Nëse ndonjëherë do hartohej lista e sendeve të panevojshme që nuk janë shpikur në Mesdhe aty do nxinte baruti, kallashnikovi, tanket, plastikat që po na helmojnë, cigaret që po na mbysin dhe bomba atomike.
Për fat të mirë as rrjetet sociale nuk janë shpikur në Mesdhe megjithëse Hollivudi i parë i botës ka qenë në Olimp ,ku Zeusi, Prometeu, Athina, Poseidoni dhe dhjetëra perëndi të llastuara argëtonin njerëzit me serialet e intrigave të tyre të pafundme që ndërpriteshin nga reklamat e djathit, verës, vajit dhe bixhuterive prej argjendi sic ndodh sot me filmat.
Por për fat të keq popujt që lagen nga ky det nuk e kanë forcuar shumë identitetin mesdhetar.
Me rradhë dhe në mënyrë të koordinuar Arabia, Azia, Afrika dhe Evropa e kanë mbuluar Mesdheun me cadrat e tyre si një plazh sezonal.
Marokenët, algjerianët, egjiptianët, tunizianët dhe palestinezët sillen si arabë, turqit si aziatikë, sirianët, libanezët dhe izraelitët nuk e dinë mirë cfarë janë prandaj gjithë kohën grinden, spanjollët, francezët italianët, grekët dhe sllovenët bëjnë si evropianë, maltezët jetojnë si afrikanë, kurse ne të tjerët malazezët, boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët na kanë bindur se jemi ballkanikë.
Në fakt nuk jemi.
Ne jemi mesdhetarë më shumë se ballkaninë dhe evropianë më pak se mesdhetarë.
Kush kërkon të gjejë një arsye se ku ndryshojmë ne nga ballkanikët që kemi në kurriz, maqedonë, bullgarë dhe serbë mjafton të shikojë pjatat.
Ushqimet e tyre kanë yndyrë por nuk kanë vaj ulliri, gjellët e tyre nuk kanë peshk, vera e tyre e tyre nuk ka kripën e thartë të detit.
Ne duhet ta forcojmë identitetin tonë si mesdhetarë ku bashkëjetojmë në harmoni me grekët dhe me turqit, me italianët dhe kroatët, me izraelitët dhe palestinezët, me francezëtt dhe spanjollët, me afrikanët, me aziatikët dhe evropianët.
Vetëm në Mesdhe ne mund të bashkëjetojmë me të gjithë, pa përjashtim.
Këtu lundrojnë edhe kinezët që sjellin makina elektrike, amerikanët që mbajnë luftanije per të mbrojtur naftën dhe rusët që shesin armë.
Në Mesdhe kalojnë të gjithë pa e shmangur dot.
Nuk është rastësi që Mesdheu është i vetmi det që ka emër toke.
Pra një det në mes të dheut,që do të thotë në mes të gjithë tokave të botës.
Dhe në mes të këtij dheu ne shqiptarët shkëlqejmë me flokët tona të zeza, me sytë e mëdhenj kuriozë, me lëkurën ngjyrë gruri dhe me vajin, kripën dhe verën pa të cilat nuk ulemi dot në tavolinë.

Kështuqë kur pashë kaq shumë studentë që bërtisnin nga gëzimi Jam Mesdhetar u mrekullova dhe unë dhe bëra këtë shkrim.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Jam Mesdhetar

Jam Mesdhetar

nga Fast News
16:00 | 04/10/2026
0

Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura

Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura

nga Fast News
15:28 | 04/10/2026
0

Ndryshon fatura e energjisë, ERE propozon rregulla të reja

Ndryshon fatura e energjisë, ERE propozon rregulla të reja

nga Fast News
15:24 | 04/10/2026
0

Jo më influencues, ja ëndrra e re e të rinjve për profesionin

Jo më influencues, ja ëndrra e re e të rinjve për profesionin

nga Fast News
15:22 | 04/10/2026
0

Recent News

Jam Mesdhetar

Jam Mesdhetar

16:00 | 04/10/2026
Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura

Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura

15:28 | 04/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora