Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Kreditimi në nivelin më të lartë të dekadës së fundit, 35% e PBB-së

Gjatë takimit të guvernatorit të BSH-së, Gent Sejko dhe ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj me drejtorët e përgjithshëm të bankave tregtare u diskutua edhe për programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”

nga Fast News
1 hour më parë
në Finance
0
Kreditimi në nivelin më të lartë të dekadës së fundit, 35% e PBB-së
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset dhe qytetarët po iu drejtohen bankave për realizimin e ivestimeve të tyre. të dhënat zyrtare tregojnë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kredia për sektorin privat u rrit me 14.3% në terma vjetorë, ndërsa raporti i saj ndaj PBB-së arriti në rreth 35%, niveli më i lartë i regjistruar në dekadën e fundit. Rritja e kreditimit ka qenë e pranishme si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve. Shifrat u bënë të ditura gjatë takimit të zhvilluar nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj me drejtorët e përgjithshëm të bankave tregtare që operojnë në Shqipëri.

Takimi u përqendrua në zhvillimet më të fundit në veprimtarinë bankare, ecurinë e kreditimit, tregun e pasurive të paluajtshme, si dhe në çështje me rëndësi për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar. Në fokus ishte mbështetja për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, përmes instrumenteve që lehtësojnë aksesin në financim, përfshirë edhe “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, për të nxitur investimet dhe zgjerimin e aktivitetit.

“Bashkëpunimi me sektorin bankar është i rëndësishëm për të çuar më shumë financim drejt sipërmarrjes dhe ekonomisë”, ka theksuar ministrja Ibrahimaj.

Guvernatori Sejko vlerësoi se këto zhvillime krijojnë premisa që kreditimi të vijojë të mbështesë konsumin dhe investimet në ekonomi. Në të njëjtën kohë, ai theksoi rëndësinë që rritja e kredisë të vijojë në mënyrë të kujdesshme dhe të shëndetshme, duke ruajtur standarde të përshtatshme kreditimi dhe administrimi të rrezikut.

Një tjetër çështje e diskutuar ishin edhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe lidhja e tyre me aktivitetin kreditues. Diskutimet u fokusuan në ecurinë dhe dinamikën e këtij tregu, si dhe në zhvillimet e kreditimit për blerjen e banesave. Kredia hipotekare vijoi të shfaqë ritme të larta rritjeje, duke u zgjeruar me 16.1% në terma vjetorë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Ndërkohë, norma mesatare e interesit për kreditë hipotekare në lekë qëndroi në nivelin 3.9%.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në këtë kuadër, Guvernatori Sejko u ndal edhe në masat makroprudenciale të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për financimin e blerjeve në tregun e pasurive të paluajtshme, përmes vendosjes së kufijve të sipërm për kredidhënien për pasuri të paluajtshme rezidenciale, bazuar në raportet “kredi ndaj vlerës së pronës” dhe “shërbimi i borxhit ndaj të ardhurave”. Guvernatori vlerësoi se masat e marra kanë dhënë efektet e pritshme, duke kontribuuar në një kreditim më të kujdesshëm dhe të balancuar të tregut të banesave. Ai theksoi se këto masa mbështesin zhvillimin e shëndetshëm të kreditimit dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit bankar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Direct Media shënon 25 vjet në biznes

Para

Shitjet në ekonomi/ Kryesojnë pronat, indeksi rritet me rreth 39%

Para
Shitjet në ekonomi/ Kryesojnë pronat, indeksi rritet me rreth 39%

Shitjet në ekonomi/ Kryesojnë pronat, indeksi rritet me rreth 39%

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë

Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë

nga Fast News
18:45 | 16/09/2026
0

Shitjet në ekonomi/ Kryesojnë pronat, indeksi rritet me rreth 39%

Shitjet në ekonomi/ Kryesojnë pronat, indeksi rritet me rreth 39%

nga Fast News
18:05 | 16/09/2026
0

Kreditimi në nivelin më të lartë të dekadës së fundit, 35% e PBB-së

Kreditimi në nivelin më të lartë të dekadës së fundit, 35% e PBB-së

nga Fast News
17:32 | 16/09/2026
0

Direct Media shënon 25 vjet në biznes

Direct Media shënon 25 vjet në biznes

nga Fast News
17:12 | 16/09/2026
0

Recent News

Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë

Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë

18:45 | 16/09/2026
Shitjet në ekonomi/ Kryesojnë pronat, indeksi rritet me rreth 39%

Shitjet në ekonomi/ Kryesojnë pronat, indeksi rritet me rreth 39%

18:05 | 16/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora