Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

nga Fast News
4 minutes më parë
në Ekonomi
0
Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në kulmin e diskutimit të reformës së re territoriale administrative, qeveria ka vendosur t’u vijë në ndihmë bashkive, duke mbuluar disa nga shërbimet e tyre. Ekzekutivi do të krijojë një operator publik nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Këtij të fundit, i është akorduar për këtë operator publik një shmë prej 6.5 miliardë lekë ose rreth 69 milionë euro, nëpërmjet ndryshimeve të fundit në aktin normativ të buxhetit të vitit 2026.

Lajmi për këtë nismë është bërë I ditur gjatë konferencës për shtyp të ministrit të Financave, Petrit Malaj. Ministri deklaroi se operatori që do të krijohet nga FSHZH-ja do t’u ofrojë bashkive një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve, blerjen e makinerive dhe realizimin e projekteve infrastrukturore.

Qeveria ka pranuar më herët se pushteti vendor, në shumë raste, nuk ka arritur të ofrojë me cilësinë e kërkuar shërbimet publike, për shkak të mungesës së kapaciteteve teknike dhe administrative.

Problemet me ofrimin e shërbimeve vendore janë evidentuar edhe pse burimet njerëzore dhe fondet për personelin në njësitë e vetëqeverisjes vendore janë rritur ndjeshëm pas reformës territoriale të vitit 2014.

Për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve, qeveria ka vendosur të krijojë pranë FSHZH-së një operator publik që do të marrë përsipër kryerjen e disa prej funksioneve të bashkive.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Krijimi i kësaj strukture mund të ngrejë pikëpyetje për ndërthurjen e kompetencave ndërmjet pushtetit qendror dhe atij vendor, pasi një pjesë e shërbimeve që pritet të ofrohen nga operatori janë përgjegjësi të drejtpërdrejta të bashkive.

Nëpërmjet ndryshimeve të mesvitit në buxhetin e vitit 2026, Fondit Shqiptar të Zhvillimit iu akorduan 6.5 miliardë lekë financim shtesë nga buxheti i shtetit dhe 1 miliard lekë të tjera nga financimet e huaja.

Sipas Ministrisë së Financave, fondet do të përdoren për projekte infrastrukturore, blerjen e makinerive dhe të autobusëve për bashkitë, si dhe për financimin e projekteve që kanë shënuar ritëm të lartë realizimi.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

nga Fast News
12:30 | 28/07/2026
0

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

nga Fast News
12:06 | 28/07/2026
0

Besa Sharrah: Duke ndërtuar ura mes inxhinierisë, shërbimit publik dhe lidershipit

Besa Sharrah: Duke ndërtuar ura mes inxhinierisë, shërbimit publik dhe lidershipit

nga Fast News
11:59 | 28/07/2026
0

Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

nga Fast News
11:55 | 28/07/2026
0

Recent News

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

12:30 | 28/07/2026
“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

12:06 | 28/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora