6 muaj pasi ka hyrë në fuqi rivlerësimi i pronave me tatim të ulët, rezulton se janë bërë mbi 37 mijë aplikime, nga të cilat buxheti I shtetit ka përfituar rreth 47 milionë euro. Është ky bilanci që bëhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Të dhënat nga ky institucion tregojnë se interesi më i madh është në Tiranë dhe Durrës, ku njëkohësisht edhe çmimet janë rritur më shumë. Rreth 70 për qind e rivlerësimeve janë bërë me qëllim shit-blerjen e pronës.
Pas 2 vjet pritje që procesi i rivlerësimit të bëhej, ai ka nisur dhe po vijon, por jo pa probleme. Nga njëra anë agjentët vlerësuar po hasin vështirësi me vulat elektronike e nga tjetra qytetarët nuk po arrijnë dot të regjistrojnë në E-Albania dokumentacionin.
Afati për aplikimet do të jetë deri në 31 dhjetor kundrejt tarifave të kadastër nga 3 mijë e 500 lek deri në 10 mijë e varur kjo nga vlera e rivlerësimit të objektit








