Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar (neto) nga Shqipëria, gjatë 1990 – 2025

nga Fast News
1 hour më parë
në Ekonomi
0
Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar (neto) nga Shqipëria, gjatë 1990 – 2025
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht me një bilanc negativ të migracionit, pasi në mënyrë sistematike janë larguar nga vendi më shumë persona se sa janë kthyer.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat nga viti 1990 deri në 2025, numri i personave të larguar ka qenë rreth 1.8 milionë më i lartë se numri i personave që janë rikthyer në vend.

Për secilin nga vitet, Shqipëria ka qenë gjatë gjithë periudhës një vend me dalje neto të popullsisë. Vendi ka humbur kapitalin më të çmuar duke na renditur në krye të listës globale për përkeqësimin e treguesve demografikë.

Në vend që fenomeni të zbutet në dekadën e katërt të tranzicionit siç ka ndodhur në ish-vendet e lindjes në Europë, në vendin tonë është përkeqësuar më tej pas pandemisë.

Vala më e fortë e largimeve u regjistrua gjatë viteve 1990. Vetëm në periudhën 1990–2001, bilanci negativ arriti në rreth 785,7 mijë persona. Mesatarisht, Shqipëria humbi nga migracioni rreth 65 mijë persona në vit gjatë kësaj dekade. Pas rënies së regjimit komunist ikjet ishin të justifikuara për shkak të izolimit gjatë diktaturës.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Vitet me largimet më të larta ishin 1991, me një bilanc negativ prej 123,619 personash, pastaj 1995 me -118,022 persona, 1997-ta  me -107,503 dhe 1999 me -105,229 ikje më shumë se sa kthime. Valët masive të emigracionit në dekadën e parë të tranzicionit ishin si pasoje e ndryshimeve të forta në sistemet politike dhe ekonomike dhe konflikteve që u shfaqen gjatë skemave piramidale.

Gjatë viteve 2002-2013, ritmet e largimeve u ngadalësuan, por mbetën të larta. Në këtë periudhë bilanci negativ arriti në rreth 391 mijë persona të ikur më shumë se të kthyer, me një mesatare vjetore prej afro 33 mijë personash. Cikli pozitiv i ekonomisë dhe stabiliteti politik ulen trendin e largimeve.

Por teksa fenomeni i largimeve pritej të zbutej nisur nga praktikat ndërkombëtare, gjatë periudhës 2014-2025 pati një përkeqësim të fortë të fenomenit, largimet u rritën teksa baza e popullsisë u tkurr. Gjatë kësaj periudhe, humbja neto nga migracioni ishte rreth 617 mijë persona  ose mesatarisht afro 51 mijë në vit.

Pas vitit 2020, emigrimi shënoi një përkeqësim të fortë. Bilanci negativ arriti në 32,853 persona në vitin 2021 dhe në 32,497 persona në vitin 2022. Për vitet 2024 dhe 2025, humbja neto vlerësohet përkatësisht në 28,836 dhe 28,531 persona, duke treguar se daljet vazhdojnë të jenë dukshëm më të larta se hyrjet. Viti 2023 rezulton me një stok të lartë të migrimit neto rreth -373 mijë persona si rrjedhojë e korrigjimeve statistikore të cens 2023.

Emigracioni neto është rikthyer në nivele të larta vitet e fundit, duke e thelluar tkurrjen e popullsisë së Shqipërisë. Pas një ngadalësimi të përkohshëm gjatë gjysmës së dytë të dekadës së kaluar, bilanci negativ i migracionit është zgjeruar sërish pas pandemisë, me rreth 29-33 mijë persona më shumë që largohen sesa hyjnë në vend çdo vit.

Të dhënat tregojnë se emigracioni ka qenë një nga faktorët kryesorë të tkurrjes së popullsisë së Shqipërisë gjatë tri dekadave e gjysmë. Edhe pse largimet nuk janë më në përmasat e viteve 1990, vendi vazhdon të humbasë çdo vit rreth 28–30 mijë banorë neto, një ritëm që po përshpejton plakjen e popullsisë, po pakëson forcën e punës dhe ngushton bazën e kontribuuesve në skemat sociale./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Qeveria gati për rishikimin e 323 profesioneve të rregulluara në kuadër të negociatave me BE-në

Para

Si po përballen CEO-t me një botë në ndryshim të shpejtë? Strategjitë që po përcaktojnë liderët e së ardhmes

Para
Si po përballen CEO-t me një botë në ndryshim të shpejtë? Strategjitë që po përcaktojnë liderët e së ardhmes

Si po përballen CEO-t me një botë në ndryshim të shpejtë? Strategjitë që po përcaktojnë liderët e së ardhmes

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Botërori bëhet i ëmbël në Miami, kroasantët me flamujt e kombëtareve pushtojnë pastiçeritë

Botërori bëhet i ëmbël në Miami, kroasantët me flamujt e kombëtareve pushtojnë pastiçeritë

nga Fast News
12:07 | 15/07/2026
0

Investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura, Bashkimi Europian kërkon reagim të shpejtë nga Rama

Investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura, Bashkimi Europian kërkon reagim të shpejtë nga Rama

nga Fast News
12:05 | 15/07/2026
0

Rriten çmimet e karburanteve, ja sa shiten nafta dhe benzina

Rriten çmimet e karburanteve, ja sa shiten nafta dhe benzina

nga Fast News
12:03 | 15/07/2026
0

Qeveria “Rama 4” ngel në klasë, ALTAX publikon raportin për punën e ministrive në këto 300 ditë

Qeveria “Rama 4” ngel në klasë, ALTAX publikon raportin për punën e ministrive në këto 300 ditë

nga Fast News
11:32 | 15/07/2026
0

Recent News

Botërori bëhet i ëmbël në Miami, kroasantët me flamujt e kombëtareve pushtojnë pastiçeritë

Botërori bëhet i ëmbël në Miami, kroasantët me flamujt e kombëtareve pushtojnë pastiçeritë

12:07 | 15/07/2026
Investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura, Bashkimi Europian kërkon reagim të shpejtë nga Rama

Investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura, Bashkimi Europian kërkon reagim të shpejtë nga Rama

12:05 | 15/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora