Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Cilat qarqe kanë punësimin më të lartë? Durrësi kryeson në industri, ndërsa Tirana mbetet qendra e shërbimeve

nga Fast News
1 hour më parë
në Ekonomi
0
Cilat qarqe kanë punësimin më të lartë? Durrësi kryeson në industri, ndërsa Tirana mbetet qendra e shërbimeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Struktura e punësimit në Shqipëri gjatë vitit 2025 tregon një ndarje të qartë mes qarqeve sa i përket sektorëve kryesorë të ekonomisë. Të dhënat tregojnë se disa zona vijojnë të kenë një varësi të lartë nga bujqësia, ndërsa qarqet më urbane karakterizohen nga dominimi i sektorit të shërbimeve. Në vitin 2025, qarqet me shkallë punësimi më të lartë janë Berati (65.3%) dhe Fieri (63.9%), ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të ulët janë Lezha (50.6%) dhe Elbasani (52.9%).

Sipas të dhënave, Kukësi është qarku ku bujqësia ka peshën më të lartë në punësim, me 67.9% të të punësuarve në këtë sektor. Pas tij renditen qarqe si Dibra me 59.8%, Fieri me 58.1% dhe Berati me 60.1%, duke treguar rëndësinë e aktivitetit bujqësor në ekonominë lokale.

Në anën tjetër, Tirana paraqet një strukturë krejt të ndryshme të tregut të punës, ku vetëm 7.3% e të punësuarve janë të angazhuar në bujqësi, ndërsa shërbimet zënë pjesën dërrmuese me 69.2%. Kjo lidhet me përqendrimin e administratës, bizneseve, teknologjisë, financave dhe aktiviteteve të tjera urbane në kryeqytet.

Edhe qarqet bregdetare dhe me zhvillim më të madh të sektorit të turizmit kanë një peshë të konsiderueshme të shërbimeve. Në Vlorë, shërbimet përbëjnë 47.2% të punësimit, ndërsa në Durrës 43.5%. Këto zona kombinojnë aktivitetet turistike me industrinë dhe tregtinë.

Për sa i përket industrisë, Durrësi shënon peshën më të lartë, me 31.6% të punësimit në këtë sektor, i ndjekur nga Vlora me 23.9% dhe Tirana me 23.5%. Kjo tregon rolin e rëndësishëm të industrisë dhe prodhimit në disa nga qarqet më të mëdha ekonomike. Ndërkohë, qarqe si Gjirokastra, Shkodra dhe Lezha paraqesin një orientim më të fortë drejt shërbimeve, me përkatësisht 44.8%, 43.8% dhe 44.6% të punësimit në këtë sektor./Tv Scan

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Shëndetësia në rajon, sa janë shpenzimet për frymë

Para

Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare; Punët që kishin pagat më të larta në 2025-n

Para
Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare; Punët që kishin pagat më të larta në 2025-n

Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare; Punët që kishin pagat më të larta në 2025-n

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ideale të punojmë vetëm katër orë në ditë

Ideale të punojmë vetëm katër orë në ditë

nga Fast News
08:39 | 29/06/2026
0

Eda Derhemi: Nga rrënjët shqiptare në lidershipin global të emigracionit

Eda Derhemi: Nga rrënjët shqiptare në lidershipin global të emigracionit

nga Fast News
08:34 | 29/06/2026
0

Taksa e re e pronës, sa do të paguajmë? Shembuj konkretë për banesën e parë

Taksa e re e pronës, sa do të paguajmë? Shembuj konkretë për banesën e parë

nga Fast News
08:30 | 29/06/2026
0

Skema Kombëtare në Bujqësi, afati i aplikimit për fermerët shtyhet deri më 6 korrik

Skema Kombëtare në Bujqësi, afati i aplikimit për fermerët shtyhet deri më 6 korrik

nga Fast News
08:18 | 29/06/2026
0

Recent News

Ideale të punojmë vetëm katër orë në ditë

Ideale të punojmë vetëm katër orë në ditë

08:39 | 29/06/2026
Eda Derhemi: Nga rrënjët shqiptare në lidershipin global të emigracionit

Eda Derhemi: Nga rrënjët shqiptare në lidershipin global të emigracionit

08:34 | 29/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora