Të gjithë ata që kanë një banesë në pronësi, do të paguajnë më shumë taksa. Edhe më shumë ata që kanë në pronësi dy ose më shumë banesa. Kjo sipas ligjit të ri që qeveria ka hedhur për
Sipas këtij drafti, taksimi i banesave do të bëhet sipas cmimit të tregut dhe jo me cmim reference si deri më tani. Për banesat, vlera e taksimit do të jetë nga 0.1%-0.2% sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të cdo bashkie, ndërsa për bizneset nga 0.15%-0.25%. Për banesat, taksimi i ri hyn në fuqi nga 1 janari 2029, ndërsa për bizneset nga 1 janari 2031.

Le ta shohim të konkretizuar me një shembull.
Për një banesë me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, ne paguajmë sot taksë 0.05% të vlerës së saj që sipas përllogaritjeve, i bie 100 euro në vit.
Për të njëjtën banesë me këtë vlerë, me ligjin e ri zbritet një bazë e tatueshme prej 84 mijë euro e përcaktuar për Tiranën dhe diferenca prej 116 mijë euro taksohet, me normë 0.1% vlerësohet në 116 euro/vit ndërsa me normë 0.2% i bie 232 euro/vit.
Në të dyja rastet, më shumë taksa sesa paguajmë sot.
Taksa mbi pasurinë e paluajtshme përbën shpesh burimin kryesor të të ardhurave për pushtetin vendor.
Sipas të dhënave, në Shqipëri nga kjo taksë gjenerohen të ardhura sa 0.28% e Produktit të Brendshëm Bruto, më pak se mesatarja prej 0.8% e PBB në vendet e rajonit, 1.1% në vendet e OECD-së dhe 2% në vendet e zhvilluara.

Niveli i ulët i të ardhurave nga kjo taksë në Shqiëri tregon shkallën e lartë të informalitetit, ku vetëm një pjesë e qytetarëve dhe bizneseve paguajnë.
Bashkitë me nivelin më të lartë të të ardhurave nga taksa e ndërtesës janë Tirana me 3.4 miliardë lekë në vit, pasuar nga Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Elbasani.
Ndërsa bashkitë me nivelin më të ulët të të ardhurave nga kjo taksë janë Fushë-Arrëzi me 1.4 milionë lekë, pasuar nga Hasi, Pusteci, Këlcyra dhe Memaliaj me vetëm 280 mijë lekë.









