Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Garanci Sovrane dhe kredi me interes 2-3% për SME-të, qeveria marrëveshje me bankat

nga Fast News
1 minute më parë
në Biznes
0
Garanci Sovrane dhe kredi me interes 2-3% për SME-të, qeveria marrëveshje me bankat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreditim për SME-të me interes 2 deri 3% dhe Garanci Sovrane për ulje risku, qeveria marrëveshje me bankat

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME-tw) do të kenë mundësi të financojnë aktivitetin e tyre nëpërmjet një programi financimi “Dyfisho Sipërmarrjen Tende”, një bashkëpunim i qeverisë shqiptare dhe gjithë bankave të nivelit të dytë në vend.

Programi i financimit për SME-të do të mbështet nga qeveria nëpërmjet Garancisë Sovrane me qellim uljen e riskut të kreditimit dhe një fondi grant që do të vihet në dispozicion për bizneset me qëllimin hartimin e projekteve që do të kërkojnë për financim.

Gjatë në nënshkrimit të marrëveshjes mes ministrive dhe bankave të nivelit të dytë, Kryeministri Edi Rama tha kjo linjë kredie me interesa 2 deri 3% dhe Garanci Sovrane synon t’u japë më shumë frymëmarrje bizneseve të vogla dhe të mesme, veçanërisht sektorit agrobujqësisë dhe agroturizmit.

“Për bizneset e vogla dhe të mesme (SME) do të vihet në dispozicion një linjë kredie me interes minimal 2% dhe maksimal 3%, e shoqëruar me Garanci Sovrane të qeverisë për të ulur riskun e kredisë për bankat nga 30% deri në 70%, sipas nivelit të vlerësuar të riskut.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Bankat pritet të jenë më kurajoze edhe për sektorin e bujqësisë, ku niveli i riskut është më i lartë. Deri tani, projektet që janë financuar kanë qenë kryesisht me risk të ulët, të lidhura me agrobujqësinë dhe agroturizmin në zhvillimin të inovacionit.

Gjithashtu, do të vendoset edhe një fond granti për të ndihmuar bizneset në hartimin e planeve të tyre të biznesit, duke krijuar një vlerë të shtuar në marrëdhënien mes bankave dhe subjekteve përfituese”, deklaroi kryeministri Rama.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko theksoi se nëpërmjet këtrij programi do të rritet aksesi i SME-ve për kreditim, duke iu hapur rrugë zgjerimit të aktivitetit të tyre.

Guvernatrori Sejko inkurajoi bizneset e vogla dhe të mesme që t’i afrohen bankave dhe t’i konsiderojnë ato jo vetëm si një burim të qëndrueshëm dhe me kosto të ulët financimi, por edhe si një konsulent të vlefshëm financiar dhe partner të besueshëm zhvillimi

“Një akses më i lartë në kredi i SME-ve do t’i hapte rrugë zgjerimit më të shpejtë të potencialeve prodhuese të vendit, rritjes më të shpejtë të produktivitetit total të ekonomisë dhe përmirësimit të mëtejshëm të mirëqenies së shoqërisë.

Në këtë kontekst, prej më shumë se një viti, Banka e Shqipërisë ka miratuar dhe ka vënë në zbatim një Program Financimi për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm, i cili synon reduktimin e kostove të kredisë për këtë segment esencial të ekonomisë shqiptare.

Paralelisht, Qeveria Shqiptare ka miratuar një Skemë Garancie sovrane, me qëllim uljen e rrezikut të kreditit për operatorët e sektorit bujqësor. Në gjykimin tonë, këto dy instrumente ofrojnë një pikënisje të mirë për adresimin e këtij problemi.

Progresi i bërë gjatë dy viteve të fundit është padyshim një premisë inkurajuese. Megjithatë, duke përfituar nga rasti, dëshiroj t’i bëj thirrje industrisë bankare për të pasur një vëmendje më të madhe ndaj financimit të sektorit të SME-ve, e veçanërisht atij agro.

Ky sektor mbart potenciale të pashfrytëzuara për zgjerimin e industrisë bankare, duke kontribuuar në zhvillimin afatgjatë të vendit dhe pa cenuar normat e prudencës.

Nga ana tjetër, dëshiroj t’u drejtohem edhe vetë bizneseve të vogla e të mesme, duke i inkurajuar që t’i afrohen bankave dhe t’i konsiderojnë ato jo vetëm si një burim të qëndrueshëm dhe me kosto të ulët financimi, por edhe si një konsulent të vlefshëm financiar dhe partner të besueshëm zhvillimi”, pohoi ndër të tjera zoti Sejko.

Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë shtyllën kryesore të ekonomisë shqiptare, pasi 99% e ndërmarrjeve janë SME dhe 88% e fuqisë punëtore është e punësuar në to. Sipas tij, 78% e vlerës së shtuar në ekonomi vjen nga këto ndërmarrje, të cilat kanë peshën kryesore në prodhim dhe shërbime.

Ai theksoi se përmes nismës “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, qeveria synon të rrisë aksesin në financa për sektorët e nënfinancuar, si edhe të mbështesë rritjen e kapaciteteve teknologjike, energjetike dhe konkurrueshmërinë e biznesit.

Sipas Malajt, Garancia Sovrane do të zgjerohet nga 30 mln euro, bazuar në kërkesat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Ai shtoi se qeveria do të mbetet e angazhuar në mbështetjen e SME-ve për zhvillimin teknologjik dhe burimeve njerëzore, në funksion të përgatitjes për konkurrencë më të madhe dhe integrim në tregun e Bashkimi Europian.

Etiketa: aktualitet
Pas

Qeveria miraton subvencionimin e operatorëve të transportit publik me 50 lekë/litër, ja kur nisin efektet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Garanci Sovrane dhe kredi me interes 2-3% për SME-të, qeveria marrëveshje me bankat

Garanci Sovrane dhe kredi me interes 2-3% për SME-të, qeveria marrëveshje me bankat

nga Fast News
15:05 | 13/05/2026
0

Qeveria miraton subvencionimin e operatorëve të transportit publik me 50 lekë/litër, ja kur nisin efektet

Qeveria miraton subvencionimin e operatorëve të transportit publik me 50 lekë/litër, ja kur nisin efektet

nga Fast News
15:03 | 13/05/2026
0

Pullat e reja fiskale së shpejti në treg, ministri Malaj: Me sistem gjurmueshmërie dhe barkod

Pullat e reja fiskale së shpejti në treg, ministri Malaj: Me sistem gjurmueshmërie dhe barkod

nga Fast News
15:00 | 13/05/2026
0

Çfarë ëndërrojmë para vdekjes? Studimi zbulon vizionet e fundit të jetës

Çfarë ëndërrojmë para vdekjes? Studimi zbulon vizionet e fundit të jetës

nga Fast News
10:00 | 13/05/2026
0

Recent News

Garanci Sovrane dhe kredi me interes 2-3% për SME-të, qeveria marrëveshje me bankat

Garanci Sovrane dhe kredi me interes 2-3% për SME-të, qeveria marrëveshje me bankat

15:05 | 13/05/2026
Qeveria miraton subvencionimin e operatorëve të transportit publik me 50 lekë/litër, ja kur nisin efektet

Qeveria miraton subvencionimin e operatorëve të transportit publik me 50 lekë/litër, ja kur nisin efektet

15:03 | 13/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora