Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

nga Fast News
5 minutes më parë
në Ekonomi
0
Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sistemi bankar në Shqipëri vijon të regjistrojë fitime të konsiderueshme, me rreth 24 miliardë lekë fitim neto në periudhën janar-shtator 2026. Të ardhurat e bankave mbështeten kryesisht te interesat nga kreditë, komisionet dhe shërbimet financiare.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vetëm gjatë tremujorit të tretë, në periudhën korrik-shtator, të ardhurat bruto të sistemit bankar arritën në rreth 30.5 miliardë lekë. Interesat vijojnë të jenë burimi kryesor i të ardhurave për bankat, përmes pagesave që qytetarët dhe bizneset kryejnë për kreditë e marra. Paralelisht, institucionet financiare sigurojnë të ardhura edhe nga komisionet, gjobat dhe shërbimet e tjera bankare.

Por aktiviteti bankar shoqërohet edhe me kosto të konsiderueshme. Gjatë tremujorit të tretë, shpenzimet për personelin dhe kostot e tjera operative arritën në afro 17.8 miliardë lekë. Në këtë kategori përfshihen pagat, mirëmbajtja e degëve, teknologjia dhe shërbimet e nevojshme për funksionimin e bankave.

Ndërkohë, rreth 6.1 miliardë lekë të tjera u shpenzuan për interesa, kryesisht për depozitat e qytetarëve dhe burimet e tjera të financimit. Pas zbritjes së shpenzimeve, provigjoneve dhe detyrimeve tatimore, fitimi neto i sistemit bankar për periudhën korrik-shtator rezultoi rreth 9.6 miliardë lekë.

Në total, për nëntë muajt e parë të vitit 2026, fitimi neto i raportuar arrin në afro 24 miliardë lekë. Të dhënat tregojnë se sistemi bankar vijon të ruajë një nivel të lartë përfitueshmërie, ku interesat nga kreditimi dhe të ardhurat nga shërbimet financiare mbeten burimet kryesore të aktivitetit të tij.

Etiketa: aktualitet
Pas

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

nga Fast News
16:45 | 10/11/2026
0

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

nga Fast News
16:20 | 10/11/2026
0

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja,  “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja, “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

nga Fast News
15:46 | 10/11/2026
0

Borxhi ndaj qytetarëve dhe bizneseve zbret në 6.2 miliardë lekë, ulet me 1.6 miliardë në tre muaj

Borxhi ndaj qytetarëve dhe bizneseve zbret në 6.2 miliardë lekë, ulet me 1.6 miliardë në tre muaj

nga Fast News
11:10 | 10/11/2026
0

Recent News

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

16:45 | 10/11/2026
PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

16:20 | 10/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora