Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

nga Fast News
2 minutes më parë
në Finance
0
Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ka një ndjesi të veçantë që vjen me verën në Shqipëri. Valixhet që hapen e mbyllen, përqafimet me familjarët që s’i ke ndjerë prej kohësh, udhëtimet e gjata nga një qytet në tjetrin, dhe ai momenti i vogël kur thua: “më në fund jam këtu”!

Por mes gjithë këtyre momenteve të bukura, jeta e përditshme nuk ndalet plotësisht. Ka gjithmonë diçka që duhet paguar, një detyrim që duhet zgjidhur, një transfertë që duhet bërë, apo një situatë e vogël që kërkon zgjidhje të shpejtë. Dhe këtu, EasyPay bëhet thjesht mënyra më e qetë për t’i mbajtur gjërat nën kontroll, pa humbur ritmin e verës.

Më poshtë janë disa nga pyetjet më të zakonshme që njerëzit bëjnë gjatë kësaj periudhe, dhe mënyra se si ato zgjidhen në pak sekonda, me EasyPay!

  1. Si mund të kem një llogari EasyPay?

Shpesh, gjërat më të thjeshta janë edhe më të rëndësishmet.

Hapja e një llogarie EasyPay nuk kërkon as kohë, as procedura të ndërlikuara. Mjafton të shkarkosh aplikacionin, të regjistrohesh me të dhënat e tua dhe të kryesh verifikimin e identitetit, gjithçka online.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Dhe pastaj, ke në dorë një mënyrë të re për të menaxhuar financat e tua. Një llogari që nuk fle kurrë, që të lejon të paguash, të dërgosh dhe të marrësh para në çdo moment, edhe kur je në mes të natës, edhe kur je në mes të pushimeve.

  1. Kam marrë një gjobë me makinën me qira. Si ta paguaj?

Pushimet nuk janë gjithmonë perfekte, dhe ndonjëherë një gjobë mund të të prishë pak humorin. Por jo për shumë gjatë!

Me aplikacionin EasyPay, pagesa e gjobave bëhet shpejt dhe pa stres (sic mund të na ndodh nëpër qytete të ndryshme të botës). Dhe nëse je në Shqipëri vetëm për disa ditë dhe nuk do të hapësh llogari, ke edhe më shumë fleksibilitet: mund të përdorësh llogarinë ekspres në aplikacion ose të shkosh në një nga mbi 580 pikat EasyPay, të shpërndara në çdo cep të vendit.

Sepse ndonjëherë, liria është thjesht të mos mendosh gjatë për një pagesë.

  1. Më mbaruan lekët! Si mund t’i them mamit të më dërgojë para nga Tirana në Shkodër?

Ka situata që janë shumë njerëzore për t’u përshkruar me fjalë të mëdha.
Një telefonatë e shkurtër:
“Ma dërgo pak… më duhen.”
Dhe pastaj ai moment i pritjes.

Me EasyPay, kjo pritje nuk zgjat.

Nëpërmjet shërbimit të Transfertave Kombëtare, mund të dërgosh dhe të marrësh para nga një pikë fizike EasyPay në një tjetër, nga një skaj i vendit në tjetrin. Është një shërbim që lidh qytetet dhe njerëzit në kohë reale, duke e bërë transferimin e parave të menjëhershëm dhe të thjeshtë, pa vonesa dhe pa komplikime.

Mjafton të paraqitesh në një pikë EasyPay me të dhënat e nevojshme të marrësit dhe fondet mund të jenë të disponueshme në pak çaste në destinacionin tjetër. Sepse ndihma mes familjes nuk duhet të presë kurrë.

  1. Si mund ta ndihmoj babin tim që ka një biznes për të paguar detyrimet?

Për shumë familje, biznesi nuk është thjesht punë, është sakrificë, përpjekje dhe përgjegjësi e përbashkët. Dhe shpesh, ajo që kërkon më shumë kohë janë pikërisht detyrimet: taksat, faturat, pagesat që nuk presin.

Me EasyPay, këto nuk janë më procese të shpërndara në vende të ndryshme. Janë të gjitha të mbledhura në një pikë të vetme, të qarta dhe të shpejta për t’u kryer, si nga aplikacioni, ashtu edhe në rrjetin e agjentëve.

Dhe ndoshta më e rëndësishmja: është një mënyrë për të qenë pranë familjes, duke ia lehtësuar barrën e përditshme.

  1. Si mund t’i dërgoj para nga jashtë familjes shqiptare që më mirëpriti në Himarë këtë verë?

Vera ka një mënyrë të veçantë për të krijuar lidhje që nuk janë thjesht takime — por ndjesi familjare.
Një darkë e përbashkët.
Një pritje e ngrohtë.
Një “je si i shtëpisë”.

Dhe kur vjen momenti për t’u larguar, shpesh mbetet dëshira për të thënë faleminderit në mënyrën më të thjeshtë dhe më të sinqertë.

Përmes shërbimit Ria Money Transfer, diaspora shqiptare, por edhe vizitorët e huaj që kalojnë verën në Shqipëri, mund të dërgojnë para drejt vendit në mënyrë të sigurt, nga qindra mijëra pika shërbimi në mbarë botën. Ria operon në mbi 190 shtete dhe me më shumë se 500,000 pika shërbimi globalisht, duke i bërë transferta ndërkombëtare të aksesueshëm pothuajse kudo.

Në Shqipëri, paratë mund të tërhiqen lehtësisht në rrjetin e gjerë të EasyPay, me mbi 580 pika fizike të shpërndara në të gjithë vendin, nga qytetet e mëdha deri në zonat më turistike si Himara, Saranda apo Shkodra.

Transferta mbërrin shpejt dhe bëhet e disponueshme për tërheqje në mënyrë të menjëhershme. Sepse ndonjëherë, mirënjohja nuk ka nevojë për shumë fjalë.
Mjafton një transfertë që mbërrin në kohë!

 

Një verë më e lehtë me EasyPay

Në fund, vera nuk është vetëm destinacion.

Është ndjesi.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Garanci Sovrane dhe kredi me interes 2-3% për SME-të, qeveria marrëveshje me bankat

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

nga Fast News
16:42 | 13/05/2026
0

Garanci Sovrane dhe kredi me interes 2-3% për SME-të, qeveria marrëveshje me bankat

Garanci Sovrane dhe kredi me interes 2-3% për SME-të, qeveria marrëveshje me bankat

nga Fast News
15:05 | 13/05/2026
0

Qeveria miraton subvencionimin e operatorëve të transportit publik me 50 lekë/litër, ja kur nisin efektet

Qeveria miraton subvencionimin e operatorëve të transportit publik me 50 lekë/litër, ja kur nisin efektet

nga Fast News
15:03 | 13/05/2026
0

Pullat e reja fiskale së shpejti në treg, ministri Malaj: Me sistem gjurmueshmërie dhe barkod

Pullat e reja fiskale së shpejti në treg, ministri Malaj: Me sistem gjurmueshmërie dhe barkod

nga Fast News
15:00 | 13/05/2026
0

Recent News

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

16:42 | 13/05/2026
Garanci Sovrane dhe kredi me interes 2-3% për SME-të, qeveria marrëveshje me bankat

Garanci Sovrane dhe kredi me interes 2-3% për SME-të, qeveria marrëveshje me bankat

15:05 | 13/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora