Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

nga Fast News
3 minutes më parë
në Aktualitet
0
Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria e ka mbyllur tremujorin e tretë të vitit 2026 me më shumë lindje sesa vdekje, por bilanci pozitiv demografik vijon të mbështetet kryesisht te Tirana. Ndërsa kryeqyteti regjistron një shtesë të konsiderueshme natyrore, 11 qarqet e tjera, të marra së bashku, rezultojnë me më shumë vdekje sesa lindje.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë periudhës korrik-shtator në vend u regjistruan 5,787 lindje dhe 5,045 vdekje, duke rezultuar në një shtesë natyrore prej 742 personash. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit, lindjet u rritën me 13.9%, ndërsa vdekjet me 3.7%. Megjithatë, krahasimi me të njëjtën periudhë të vitit 2025 tregon një situatë më shqetësuese. Lindjet kanë rënë me 10.5%, ndërsa vdekjet janë rritur me 0.4%.

Për pasojë, shtesa natyrore e popullsisë është përgjysmuar, nga 1,441 persona në tremujorin e tretë të vitit të kaluar në vetëm 742 persona këtë vit, një rënie prej rreth 48.5%. Pabarazitë demografike janë veçanërisht të dukshme në nivel territorial. Nga 12 qarqet e vendit, vetëm pesë kanë regjistruar shtesë natyrore pozitive, ndërsa shtatë të tjerat kanë shënuar më shumë vdekje sesa lindje.

Tirana kryeson me një bilanc pozitiv prej 1,380 personash, ndërsa Korça regjistron situatën më negative, me 220 vdekje më shumë se lindje. Në kryeqytet u regjistruan 2,708 lindje, ose rreth 46.8% e totalit kombëtar. Megjithatë, edhe Tirana nuk i ka shpëtuar tendencës rënëse, pasi lindjet kanë shënuar një tkurrje prej 12.1% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025. Në anën tjetër, Gjirokastra regjistroi vetëm 66 lindje gjatë kësaj periudhe.

Rënia e lindjeve është e përhapur në pjesën më të madhe të vendit. Dhjetë qarqe kanë regjistruar më pak lindje krahasuar me një vit më parë dhe vetëm dy prej tyre kanë shënuar rritje. Dibra kryeson për rritjen, me 3.9%, ndërsa Fieri ka regjistruar tkurrjen më të fortë, me 20.1%. Të dhënat e fundit konfirmojnë sfidat demografike me të cilat përballet vendi, ku rënia e lindjeve, përqendrimi i popullsisë në Tiranë dhe bilancet natyrore negative në shumicën e qarqeve mbeten tendenca dominuese.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

nga Fast News
17:20 | 10/11/2026
0

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

nga Fast News
16:45 | 10/11/2026
0

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

nga Fast News
16:20 | 10/11/2026
0

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja,  “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja, “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

nga Fast News
15:46 | 10/11/2026
0

Recent News

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

17:20 | 10/11/2026
Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

16:45 | 10/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora