Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Paraja që nuk hyn në banka – 481 miliardë lekë në qarkullim jashtë sistemit. Çfarë po e mban “gjallë” cash-in?

nga Fast News
2 months më parë
në Finance
0
Paraja që nuk hyn në banka – 481 miliardë lekë në qarkullim jashtë sistemit. Çfarë po e mban “gjallë” cash-in?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Krahasuar me dhjetorin 2025, kur ky tregues ishte rreth 483 miliardë lekë, vërehet një ulje e lehtë mujore prej rreth 2 miliardë lekësh. Një zhvillim i tillë është relativisht i zakonshëm në fillim të vitit, pasi një pjesë e parasë që qarkullon gjatë periudhës së festave rikthehet në sistemin bankar.

Megjithatë, në krahasim me janarin e vitit 2025, kur paraja jashtë bankave ishte rreth 422 miliardë lekë, niveli aktual rezulton rreth 59 miliardë lekë më i lartë, ose një rritje e ndjeshme në terma vjetorë.

Rritja e parasë në qarkullim jashtë bankave zakonisht lidhet me zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe rritjen e konsumit, por njëkohësisht pasqyron edhe preferencën e vazhdueshme të individëve dhe bizneseve për të përdorur para fizike, pavarësisht zgjerimit gradual të pagesave elektronike dhe shërbimeve bankare digjitale në vend.

Kultura e pagesave me para në dorë, normat jo shumë tërheqëse të interesit për depozitat, mungesa e terminaleve POS në shumë pika shitjeje për shkak të komisioneve të larta bankare, si edhe niveli i lartë i informalitetit, janë disa nga faktorët kryesorë që nxisin mbajtjen e parasë jashtë bankave. Në këtë panoramë përfshihet edhe paraja nga burime të paligjshme, e cila zakonisht qarkullon jashtë kanaleve formale.

Edhe besimi i ulët në sistemin bankar, niveli i dobët i edukimit financiar, preferenca për likuiditet të menjëhershëm dhe rezistenca ndaj pagesave elektronike janë faktorë ndikues.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për të frenuar këtë tendencë, qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë ndërmarrë masa për të nxitur përdorimin e pagesave elektronike, përfshirë uljen e komisioneve bankare, promovimin e edukimit financiar, vendosjen e kufijve për pagesat cash mes individëve dhe bizneseve, si dhe masa për reduktimin e informalitetit. Autoritetet presin që këto politika të ulin gradualisht varësinë nga paraja fizike në vitet në vijim, megjithëse të dhënat tregojnë se rruga drejt një ekonomie më pak cash mbetet ende e gjatë./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Sqarimi i Ministrisë së Bujqësisë për Programin IPARD III: A do të zhbllokohen fondet për fermerët?

Para

Studimi: Sekretet dëmtojnë shëndetin tonë mendor

Para
Studimi: Sekretet dëmtojnë shëndetin tonë mendor

Studimi: Sekretet dëmtojnë shëndetin tonë mendor

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

nga Fast News
18:57 | 26/04/2026
0

Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

nga Fast News
18:45 | 26/04/2026
0

Të rinjtë nga Patosi fitojnë Festivalin Kombëtar të Shkencës me projektin për bletët

Të rinjtë nga Patosi fitojnë Festivalin Kombëtar të Shkencës me projektin për bletët

nga Fast News
18:31 | 26/04/2026
0

Makinat me qira në mbiofertë, trefishohet numri i kompanive; “Garë” me çmime të ulëta

Makinat me qira në mbiofertë, trefishohet numri i kompanive; “Garë” me çmime të ulëta

nga Fast News
18:29 | 26/04/2026
0

Recent News

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

18:57 | 26/04/2026
Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

18:45 | 26/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora