• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

nga Fast News
3 hours më parë
në Lifestyle
0
Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Shumë njerëz synojnë të ndërthurin një karrierë të suksesshme me një marrëdhënie sentimentale. Por, për femrat, ky objektiv paraqet edhe më shumë vështirësi, madje edhe në pjesën më të madhe të vendeve ku zbatohet barazia gjinore.

Një hulumtim në Suedi gjeti se gratë paguajnë një çmim të lartë për suksesin e tyre profesional. Promovimi, në një nivel të lartë politik apo në biznes, shkakton rritje të lartë të normës së divorceve për gratë, por jo për burrat.

Duke studiuar Suedinë mund të krijojmë një ide për vendet e tjera që po lëvizin drejt tregjeve të punës më të barabarta sa i përket barazisë gjinore. Që 30 vite më parë, shkalla e arsimit të lartë e grave suedeze kapërcente atë të burrave dhe prania e tyre në forcën e punës arriti një nivel të ngjashëm. Sot, përqindja e femrave CEO, anëtarë të këshillit të bordit të korporatave dhe parlamentarë të nivelit të lartë, është ndër më të lartat në botë. Progres është bërë edhe në familje. Ndryshe nga shumë vende të tjera, femrat me një karrierë të suksesshme në Suedi kanë mundësi të barabarta për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë. Me fjalë të tjera, femrat që synojnë nivele të larta në planin profesional nuk duhet të heqin dorë plotësisht nga të pasurit e një familje. Por ajo çfarë i ndodh kësaj familje kur gruaja ngjit shkallët e karrierës është një histori tjetër.

Ne ndjekim çdo vit marrëdhënien e grave dhe burrave që ngrihen në detyrë në nivele të larta të shoqërisë suedeze. Për dy postet politike, kryetari i bashkisë apo parlamentar, mund të krahasojmë trajektoren e marrëdhënies së kandidatëve që e kanë fituar ose jo vendin e punës.

E nisim me politikanët që ishin të martuar katër vjet para zgjedhjeve, sa prej tyre mbetën të martuar me partnerin e tyre. Skema 1 tregon një ndryshim befasues mes grave që fitojnë dhe grave që humbin. Sapo ato zgjidhen si kryetare bashkie apo parlamentare, duke pranuar këtë detyrë, norma e divorceve dyfishohet krahasuar me gratë që nuk e fituan promovimin. Në skemë paraqiten gjithë diferencat post-elektorale mes grave të promovuara dhe jo të promovuara të cilat janë domethënëse.

Mes burrave nuk ka dëshmi për një efekt të ngjashëm.

Duke e kthyer vëmendjen te promovimet në postin e CEO mund të krahasojmë numrin e burrave dhe grave që janë promovuar, por për fat të keq nuk kemi të dhëna se sa kandidatë e kanë refuzuar këtë post. Skema 2 tregon trajektoren e marrëdhënies së burrave dhe grave që janë ngritur në detyrë nga punonjës në CEO, në një kompani me të paktën 100 persona në periudhën 2002 – 2012. Edhe një herë E nisim krahasimin katër vite para promovimit me një kampion 100% personash të martuar. Me kalimin e kohës siç tregon skema, gratë në postin drejtues të CEO nisin të divorcohen me një ritëm shumë më të lartë krahasuar me meshkujt në të njëjtin pozicion. Divorci, i ndjek gratë edhe pas promovimit në sektorin privat.

A janë gratë më të lumtura pa marrëdhënien e tyre? Kjo është e mundur, edhe pse është e paqartë se pse gratë do të zgjidhnin të hiqnin dorë më shumë se burrat. Një gjë që të dhënat na lejojnë të themi është se gratë që divorcohen, pasi promovohen në poste të larta drejtuese, kanë më pak gjasa të krijojnë një marrëdhënie të re me një bashkëjetues apo për t’u martuar. Interesante është se gratë që morëm në studim kanë qenë mesatarisht prej 20 vitesh të martuara pasi u ngritën në detyrë. Është e qartë se këto gra nuk hyjnë lehtë në një jetë bashkëshortore dhe është e vështirë të besojmë se nuk i kanë dhënë vlerë jetës me një partner në plan të parë.

Çfarë duhet të bëjnë gratë për të mbrojtur marrëdhënien e tyre nga stresi që lidhet me karrierën. Për këtë vlen të citojmë politikanen e lartë suedeze Birgitta Ohlsson, në librin e saj me këshilla profesionale për gratë e reja: “lëvizja më e rëndësishme profesionale është gjetja e burrit të duhur”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Raporti i DASH për biznesin: Paratë e drogës dhe korrupsioni pengojnë investimet amerikane

Para

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

Para
Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

One Macedonia dhe Ericsson angazhohen për të ndërtuar një nga rrjetet e para të pavarura 5G në rajon.

One Macedonia dhe Ericsson angazhohen për të ndërtuar një nga rrjetet e para të pavarura 5G në rajon.

nga Fast News
13:18 | 29/09/2025
0

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

nga Fast News
10:16 | 29/09/2025
0

Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

nga Fast News
10:13 | 29/09/2025
0

Raporti i DASH për biznesin: Paratë e drogës dhe korrupsioni pengojnë investimet amerikane

Raporti i DASH për biznesin: Paratë e drogës dhe korrupsioni pengojnë investimet amerikane

nga Fast News
10:07 | 29/09/2025
0

Recent News

One Macedonia dhe Ericsson angazhohen për të ndërtuar një nga rrjetet e para të pavarura 5G në rajon.

One Macedonia dhe Ericsson angazhohen për të ndërtuar një nga rrjetet e para të pavarura 5G në rajon.

13:18 | 29/09/2025
Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

10:16 | 29/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar