• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Raporti i DASH për biznesin: Paratë e drogës dhe korrupsioni pengojnë investimet amerikane

nga Fast News
3 hours më parë
në Biznes
0
Raporti i DASH për biznesin: Paratë e drogës dhe korrupsioni pengojnë investimet amerikane
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025. Raporti vlerëson se situata makroekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme. Në vitin 2024, rritja ekonomike arriti në 4 përqind, e nxitur nga rritja e fuqishme në sektorët e turizmit dhe pasurive të paluajtshme dhe politikat e kujdesshme makroekonomike. Dash vlerëson gjithashtu se inflacioni ka pësuar një rënie të ndjeshme në 2024-ën në 2.2% duke mbetur brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë. Po ashtu edhe uljen e borxhit publik në 55 përqind në vitin 2024, falë konsolidimit fiskal dhe politikës monetare të kujdesshme.

Megjithatë DASH thekson se pavarësisht qëndrueshmërisë dhe rritjes së qëndrueshme të demonstruar nga ekonomia shqiptare në vitet e fundit, zhvillimi ekonomik mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, konkurrencës së pandershme, mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigrimit, produktivitetit të ulët dhe informalitetit të lartë.

“Raporte për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, me investitorët që shpesh raportojnë raste ku korrupsioni shtyn ose pengon investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka reduktuar mundësitë e konkurrencës, duke përfshirë edhe investitorët e huaj, në sektorin e infrastrukturës dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP mbeten shqetësime të vazhdueshme.

Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje komerciale të ashpra me entitete publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar deri në arbitrazh ndërkombëtar.”

Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë e Shqipërisë është vetëm rreth një e katërta e mesatares së BE-së thotë DASH, dhe për t’iu afruar nivelit të ekonomisë së BE-së, vendi duhet të ndërmarrë reforma të thella strukturore.

DASH raporton se falë kuadrit ligjor të shëndoshë Shqipëria ka përparuar në kufizimin e korrupsionit në nivele të ulëta duke digjitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Megjithatë, investitorët e huaj vazhdojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin sfidat e vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri për shkak të korrupsionit në sektorin publik, gjyqësorin dhe prokurimet publike.

Investimet direkte nga SHBA në Shqipëri arritën në 382 milionë dollarë në fund të vitit 2024, një rritje krahasuar me vitin 2023. Megjithatë, raporti vëren se ky nivel është ende modest dhe përfaqëson një pjesë të vogël të kapitalit të huaj në vend, për shkak të klimës së pasigurt për investime.

Bizneset amerikane që operojnë në Shqipëri shpesh zgjedhin të përfshijnë klauzola të arbitrazhit ndërkombëtar në kontrata, për të shmangur zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes sistemit vendas të drejtësisë, të cilin e konsiderojnë të ngadaltë, joefektiv dhe të ndikuar politikisht. Pavarësisht përparimeve të kufizuara në digjitalizimin e shërbimeve dhe luftën kundër korrupsionit në nivele të ulëta, Shqipëria mbetet një ambient sfidues për investitorët ndërkombëtarë.

Për sa i përket mjedisit politik dhe sigurisë Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se ‘Dhuna politike është e rrallë dhe mjedisi i sigurisë është i qëndrueshëm’.  Zgjedhjet kombëtare të majit 2025 ishin paqësore. Shqipëria në përgjithësi ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe mban marrëdhënie miqësore me vendet fqinje.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nis “lufta”! Erion Veliaj kundërshton në Kushtetuese shkarkimin nga detyra

Para

Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

Para
Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

One Macedonia dhe Ericsson angazhohen për të ndërtuar një nga rrjetet e para të pavarura 5G në rajon.

One Macedonia dhe Ericsson angazhohen për të ndërtuar një nga rrjetet e para të pavarura 5G në rajon.

nga Fast News
13:18 | 29/09/2025
0

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

nga Fast News
10:16 | 29/09/2025
0

Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

nga Fast News
10:13 | 29/09/2025
0

Raporti i DASH për biznesin: Paratë e drogës dhe korrupsioni pengojnë investimet amerikane

Raporti i DASH për biznesin: Paratë e drogës dhe korrupsioni pengojnë investimet amerikane

nga Fast News
10:07 | 29/09/2025
0

Recent News

One Macedonia dhe Ericsson angazhohen për të ndërtuar një nga rrjetet e para të pavarura 5G në rajon.

One Macedonia dhe Ericsson angazhohen për të ndërtuar një nga rrjetet e para të pavarura 5G në rajon.

13:18 | 29/09/2025
Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

10:16 | 29/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar