• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mësuesit do t”iu nënshtrohen rregullave të reja të sjelljes. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar Kodin e ri të Etikës për ta. Ky dokument synon të përcaktojë parimet dhe rregullat e sjelljes etike dhe profesionale të mësuesve në institucionet arsimore parauniversitare.

Qëllimi i Kodit është garantimi i integritetit, profesionalizmit, paanshmërisë dhe përgjegjshmërisë në ushtrimin e detyrës mësimore dhe edukative.

“Praktikat më të mira evropiane theksojnë rëndësinë e një kornize të qartë etike, që ndihmon mësuesit të përballen me sfidat profesionale me integritet, sidomos në një realitet arsimor që transformohet me ritme të shpejta nga teknologjia dhe zhvillimet sociale dhe ekonomike”, thuhet në Kodin e Etikës.

Në nenin 5 të këtij dokumenti theksohet se mësuesi duhet të përdorë gjuhë të qartë, edukative dhe motivuese në komunikim me nxënësit, duke ruajtur privatësinë dhe dinjitetin e çdo individi.

Po ashtu, mësuesi pritet të luajë një rol proaktiv në parandalimin e fenomeneve të dëmshme që mund të ndikojnë negativisht në edukimin dhe mirëqenien e nxënësve. Ai duhet të vëzhgojë, monitorojë, parandalojë dhe të ndërhyjë menjëherë në rastet e bullizmit apo të çdo forme dhune ose përjashtimi social brenda mjedisit shkollor, në përputhje me protokollet përkatëse.

Një tjetër aspekt i trajtuar në Kod është edhe ai i pamjes së jashtme dhe sjelljes së mësuesve në rrjetet sociale. Dokumenti përcakton se mësuesi duhet të ketë një veshje të rregullt dhe të kujdesshme, ndërsa përdorimi i stolive apo elementëve të tjerë dekorativë duhet të jetë i përshtatshëm për ambientin shkollor.

Përsa i përket pranisë në rrjetet sociale, theksohet se mësuesit duhet të tregojnë kujdes që postimet, fotot apo videot që shpërndajnë të jenë në përputhje me etikën profesionale dhe me rolin e tyre edukativ.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

Para

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

Para
Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“Sagrada Familia”, zyrtarisht Kisha më e lartë në botë

“Sagrada Familia”, zyrtarisht Kisha më e lartë në botë

nga Fast News
10:30 | 31/10/2025
0

Të dhënat e “Keydata”, çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

Të dhënat e “Keydata”, çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

nga Fast News
10:00 | 31/10/2025
0

Rikthehet tatimi 15% për bizneset në sektorin IT – Deri në fund të dhjetorit do të trajtohen me tatim preferencial 5%

Rikthehet tatimi 15% për bizneset në sektorin IT – Deri në fund të dhjetorit do të trajtohen me tatim preferencial 5%

nga Fast News
09:52 | 31/10/2025
0

6 gjëra të cilat i mëson pas vitesh jetë

6 gjëra të cilat i mëson pas vitesh jetë

nga Fast News
09:35 | 31/10/2025
0

Recent News

“Sagrada Familia”, zyrtarisht Kisha më e lartë në botë

“Sagrada Familia”, zyrtarisht Kisha më e lartë në botë

10:30 | 31/10/2025
Të dhënat e “Keydata”, çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

Të dhënat e “Keydata”, çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

10:00 | 31/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar