• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

“Giro d’Italia 2025” bllokon trafikun. Ja rrugët ku ndalohet qarkullimi dhe parkimi nga 8-11 maj

nga Fast News
3 days më parë
në Ekonomi
0
“Giro d’Italia 2025” bllokon trafikun. Ja rrugët ku ndalohet qarkullimi dhe parkimi nga 8-11 maj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zhvillimi i garës së çiklizmit “Giro d’Italia 2025” në Shqipëri do të sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve dhe ndalimin e parkimit në data 8, 9, 10 dhe 11 në Tiranë, Durrës dhe Vlorë sipas 3 itinerareve përkatës. Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato bëri me dije se Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, për manaxhimin dhe sigurimin e qarkullimit rrugor, garantimin e rendit publik, si dhe për mbarvajtjen e aktivitetit sportiv.

Bllokimi i parkimeve dhe rrugëve urbane të Durrës përfshin datat 8 dhe 9 maj, kur përmbyllet etapa e parë. Ndërkohë që, Tirana do të ketë kufizim në datat 9 dhe 10 maj, për shkak të zhvillimit të 2 etapave të para.

“Bllokimi i akseve rrugëve urbane në Tiranë. Ndalimi i qarkullimit dy orë para kalimit të garuesve në gjithë itinerarin e etapës së parë. Tiranë -Tiranë, etapa e II-të, më datë 10.05.2025 është garë kronometrike. Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore: “Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë”, -tha Qato.

Edhe për etapën e tretë Vlorë – Vlorë parashikohet ndalim parkimesh dhe qarkullimi në disa rrugë të qytetit dhe interurbane. Ndalimi i parkimeve nis nga ora 15:00 e datës 10 maj, deri në orën 18:00 të datës 11 maj. Për të shkuar në portin e Vlorës do të perdoret rruga Transballkanike, e cila do të jetë e aksesueshme gjatë gjithë kohës nga mjetet dhe shtetasit.

Këto masa kanë për qëllim të garantojnë sigurinë rrugore, mbarvajtjen e garës dhe minimizimin e ndikimit në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.  Policia Rrugore iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, të shmangin lëvizjet me mjete në zonat e prekura gjatë kohës së zhvillimit të garës dhe të ndjekin informacionin zyrtar. Gjithashtu, falënderon publikun për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme sportive.

E rëndësishme është që qytetarët të njohin itinerarin e etapave, për të kuptuar rrugët ku do të ketë bllokime.

Etiketa: aktualitet
Pas

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Para

Rritja e cmimeve dhe pagave mbushin arkën e shtetit, të ardhurat rriten me 10.2% në tremujorin e parë

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar