Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqipëria drejt pagesave të menjëhershme me TIPS, Cipollone: Nisja nga fundi i nëntorit

nga Fast News
3 minutes më parë
në Aktualitet
0
Shqipëria drejt pagesave të menjëhershme me TIPS, Cipollone: Nisja nga fundi i nëntorit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet t’i bashkohen nga fundi i nëntorit platformës së pagesave të menjëhershme TIPS, e cila mundëson transferta në kohë reale, me kosto të ulët dhe 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Lajmi u bë i ditur nga anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, Piero Cipollone, gjatë fjalës së tij në Konferencën e 8-të Ndërkombëtare për Skemat Rajonale të Kartave dhe Infrastrukturat e Tregut Financiar, që po zhvillohet në Tiranë. Sipas Cipollone, platforma është tashmë funksionale në Bosnjë-Hercegovinë dhe Mal të Zi, ku volumi i transaksioneve po rritet me shpejtësi, duke arritur në afro 30 mijë pagesa në ditë. Zgjerimi i saj në vendet e tjera të rajonit pritet të modernizojë sistemet e pagesave dhe të lehtësojë integrimin financiar të Ballkanit Perëndimor me Evropën.

Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi i BQE-së prezantoi edhe katër drejtimet kryesore të transformimit të sistemit monetar evropian: modernizimin e kartëmonedhave euro, zhvillimin e euros digjitale, krijimin e një infrastrukture për transaksionet financiare të tokenizuara dhe ndërlidhjen e sistemeve të pagesave të menjëhershme ndërmjet vendeve. Sa i përket euros digjitale, Cipollone bëri të ditur se synimi është që emetimi i parë të jetë i mundur në vitin 2029, ndërsa faza pilot pritet të nisë në gjysmën e dytë të vitit 2027. Ajo do të përdoret për pagesa në dyqane, online dhe mes individëve, si dhe do të funksionojë edhe pa lidhje interneti. Euroja digjitale do të jetë plotësuese e parasë fizike dhe përdorimi bazë për konsumatorët do të jetë falas.

Ndërkohë, në takimin me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Cipollone diskutoi për modernizimin e infrastrukturës së pagesave në vend dhe përafrimin e kuadrit ligjor shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Sejko theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA ka sjellë tashmë ulje të kostove dhe shkurtim të kohës së transfertave në euro, ndërsa projekti TIPS Clone do të krijojë kushtet për pagesa të menjëhershme në monedhën vendase. Në takim u diskutua gjithashtu rëndësia e garantimit të pavarësisë së bankës qendrore dhe forcimit të stabilitetit financiar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

KE vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, përafrim të plotë me standardet e BE-së

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqipëria drejt pagesave të menjëhershme me TIPS, Cipollone: Nisja nga fundi i nëntorit

Shqipëria drejt pagesave të menjëhershme me TIPS, Cipollone: Nisja nga fundi i nëntorit

nga Fast News
13:37 | 05/11/2026
0

KE vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, përafrim të plotë me standardet e BE-së

KE vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, përafrim të plotë me standardet e BE-së

nga Fast News
13:23 | 05/11/2026
0

Malaj: Dividendi tatohet 8% deri në fund të vitit 2026, më pas rritet në 15%

Malaj: Dividendi tatohet 8% deri në fund të vitit 2026, më pas rritet në 15%

nga Fast News
13:19 | 05/11/2026
0

Shpërthimi në Elbasan, inxhinieri apelon: Mos u riktheni në banesa pa ekspertizë

Shpërthimi në Elbasan, inxhinieri apelon: Mos u riktheni në banesa pa ekspertizë

nga Fast News
12:26 | 05/11/2026
0

Recent News

Shqipëria drejt pagesave të menjëhershme me TIPS, Cipollone: Nisja nga fundi i nëntorit

Shqipëria drejt pagesave të menjëhershme me TIPS, Cipollone: Nisja nga fundi i nëntorit

13:37 | 05/11/2026
KE vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, përafrim të plotë me standardet e BE-së

KE vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, përafrim të plotë me standardet e BE-së

13:23 | 05/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora