Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Publikohet lista e pasurive të konfiskuara në Shqipëri

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Publikohet lista e pasurive të konfiskuara në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë një katalog me pasuritë e konfiskuara, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Ky katalog përmban një listë të detajuar të pasurive të konfiskuara me vendim gjykate të formës së prerë, duke përfshirë informacion të plotë mbi llojin, vendndodhjen dhe statusin aktual të tyre.

Katalogu është publikuar në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, veçanërisht bazuar në Ligjin Nr. 34/2019 “Për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, i cili përcakton rregullat dhe procedurat për sekuestrimin, konfiskimin dhe administrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Qëllimi kryesor i këtij publikimi është të sigurojë informimin e plotë dhe të qartë të publikut dhe palëve të interesuara, duke forcuar besimin dhe integritetin në procesin e administrimit të pasurive të konfiskuara.

Nisma për hartimin dhe publikimin e katalogut u ndërmor nga Kryeadministratorja e AAPSK,  Risena Xhaja, e cila me emërimin e saj në detyrë, në tetor 2024, ngriti grupin e punës dhe urdhëroi realizimin e katalogut, që synon të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut në informacionin mbi pasuritë e konfiskuara; të përmirësojë llogaridhënien në procesin e administrimit dhe përdorimit të këtyre pasurive; si edhe të nxisë bashkëpunimin dhe besimin midis institucioneve dhe qytetarëve.

Gjithashtu, AAPSK është në proces të hartimit dhe publikimit të katalogut për pasuritë e sekuestruara, ndërkohë që po realizon një inventarizim të plotë të të gjithë databazës së pasurive nën administrim, me qëllim rritjen e mëtejshme të transparencës, eficiencës dhe mirëadministrimit të këtyre pasurive.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Katalogu i pasurive të konfiskuara është i disponueshëm për publikun në faqen zyrtare të Agjencisë dhe do të përditësohet periodikisht,  për të reflektuar ndryshimet dhe zhvillimet e reja.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nga pasioni në fitim, 7 hapat për të kthyer hobi-n në biznes të suksesshëm

Para

Sa fitojnë apartamentet me “Booking”? – Llogaria e kostove për një strukturë akomodimi në Tiranë

Para
Sa fitojnë apartamentet me “Booking”? – Llogaria e kostove për një strukturë akomodimi në Tiranë

Sa fitojnë apartamentet me “Booking”? - Llogaria e kostove për një strukturë akomodimi në Tiranë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

nga Fast News
09:00 | 20/03/2026
0

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

nga Fast News
08:30 | 20/03/2026
0

Kastrati Group mbështet 300 familje gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit në bashkëpunim me Save the Children in Albania

Kastrati Group mbështet 300 familje gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit në bashkëpunim me Save the Children in Albania

nga Fast News
08:00 | 20/03/2026
0

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

nga Fast News
14:55 | 19/03/2026
0

Recent News

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

09:00 | 20/03/2026
Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

08:30 | 20/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora