Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Monopatinat elektrike me siguracion të detyrueshëm, ja cilat kategori përfshihen

nga Fast News
1 minute më parë
në Aktualitet
0
Monopatinat elektrike me siguracion të detyrueshëm, ja cilat kategori përfshihen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Monopatinat elektrike që plotësojnë kritere të caktuara për peshën dhe shpejtësinë do të përfshihen në skemën e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike. Pronarët e tyre do të duhet të pajisen me policë sigurimi përpara se t’i nxjerrin në qarkullim, ndërsa në rast aksidentesh do të garantohet mbulimi i dëmeve ndaj palëve të treta.

Parashikimi është pjesë e projektligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili zgjeron përkufizimin e mjeteve motorike duke përfshirë edhe disa kategori të mjeteve të vogla elektrike. Sipas kritereve të përcaktuara në projektligj, si mjet motorik do të konsiderohet çdo mjet që lëviz me fuqi mekanike dhe ka shpejtësi maksimale të projektuar mbi 25 kilometra në orë. Në këtë kategori përfshihen edhe mjetet me peshë neto mbi 25 kilogramë, nëse shpejtësia maksimale e projektuar është mbi 14 kilometra në orë.

Konkretisht, një monopatinë me shpejtësi maksimale 30 km/orë do t’i nënshtrohet sigurimit të detyrueshëm, pavarësisht peshës. E njëjta gjë vlen edhe për një monopatinë 30 kilogramë që arrin shpejtësinë 20 km/orë. Ndërsa një model me peshë 20 kilogramë dhe shpejtësi maksimale 25 km/orë mbetet jashtë këtij detyrimi. Projektligji përcakton se pronarët e mjeteve që përmbushin këto kritere duhet të lidhin kontratë sigurimi të përgjegjësisë ndaj palëve të treta përpara përdorimit dhe ta rinovojnë atë për sa kohë mjeti qëndron në qarkullim. Gjatë lëvizjes, drejtuesit duhet të mbajnë me vete policën ose një dokument që vërteton sigurimin.



Mbulimi do të përfshijë dëmet shëndetësore dhe materiale që mund t’u shkaktohen personave të tjerë. Kështu, në rast se përdoruesi i një monopatine shkakton aksident duke dëmtuar një këmbësor, çiklist apo një automjet tjetër, përgjegjësia për dëmshpërblimin do të mbulohet nga kompania e sigurimit, sipas kufijve dhe kushteve ligjore.

Megjithatë, sigurimi i detyrueshëm nuk përbën sigurim personal për drejtuesin e monopatinës dhe nuk garanton mbulimin e dëmtimeve të tij kur është përgjegjës për aksidentin. Projektligji nuk parashikon ende një tarifë specifike për sigurimin e monopatinave elektrike. Kostoja do të përcaktohet në kuadër të rregullave përkatëse të zbatimit. Ndryshimet synojnë të përshtatin legjislacionin e sigurimeve me përdorimin gjithnjë e më të madh të mjeteve elektrike në transportin urban dhe të garantojnë një mekanizëm dëmshpërblimi për personat e dëmtuar në aksidente. Megjithatë, detyrimi do të hyjë në fuqi vetëm pas miratimit të projektligjit dhe hyrjes së tij në fuqi.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Buxheti 2027 është historik, Rama: Prek për herë të parë 10 miliardë euro

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Monopatinat elektrike me siguracion të detyrueshëm, ja cilat kategori përfshihen

Monopatinat elektrike me siguracion të detyrueshëm, ja cilat kategori përfshihen

nga Fast News
11:30 | 18/11/2026
0

Buxheti 2027 është historik, Rama: Prek për herë të parë 10 miliardë euro

Buxheti 2027 është historik, Rama: Prek për herë të parë 10 miliardë euro

nga Fast News
11:10 | 18/11/2026
0

Ndryshon Kodi Doganor/ Kufizohen kamatëvonesat dhe rishikohen gjobat për bizneset

Ndryshon Kodi Doganor/ Kufizohen kamatëvonesat dhe rishikohen gjobat për bizneset

nga Fast News
10:59 | 18/11/2026
0

Çfarë është kodi NVE? Rregulla dhe detyrime të reja për bizneset

Çfarë është kodi NVE? Rregulla dhe detyrime të reja për bizneset

nga Fast News
10:40 | 18/11/2026
0

Recent News

Monopatinat elektrike me siguracion të detyrueshëm, ja cilat kategori përfshihen

Monopatinat elektrike me siguracion të detyrueshëm, ja cilat kategori përfshihen

11:30 | 18/11/2026
Buxheti 2027 është historik, Rama: Prek për herë të parë 10 miliardë euro

Buxheti 2027 është historik, Rama: Prek për herë të parë 10 miliardë euro

11:10 | 18/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora