• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Gaz në këmbim të paqes, BE hap “dyert” për tubacionet ruse

nga Fast News
11 months më parë
në Bota
0
Gaz në këmbim të paqes, BE hap “dyert” për tubacionet ruse
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gaz në këmbim të paqes. Ky është plani që disa zyrtarë evropianë po diskutojnë mes tyre si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ky fakt është bërë i ditur nga prestigjiozja britanike Financial Times, duke cituar burime të afërta me bisedimet.

Tre zyrtarë të informuar mbi bisedimet thanë se ideja u mbështet nga disa përfaqësues të Gjermanisë dhe Hungarisë, me mbështetjen e kryeqyteteve të tjera që e shohin atë si një mënyrë për të ulur kostot e energjisë në Evropë.

“Disa shtete të mëdha anëtare po bëjnë presion mbi çmimet e energjisë dhe kjo është padyshim një zgjidhje për t’i ulur ato”, tha një zyrtar për Financial Times. Propozimi i thjeshtë për të rifilluar shitjet e gazit nga Rusia ka zemëruar zyrtarët në Bruksel dhe diplomatët nga disa vende të Evropës Lindore, shumë prej të cilëve kanë punuar për të reduktuar varësinë e BE-së nga energjia ruse gjatë tre viteve të fundit. “Është çmenduri. Sa budallenj duhet të jemi që ta shqyrtojmë këtë opsion, i tha Financial Times një eurodeputet?”

Sakaq, luftimet vijojnë në Ukrainën lindore. Një dron sulmues rus goditi një ndërtesë banimi në Sumy, gjatë natës, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur nëntë të tjerë, përfshirë një fëmijë. Këtë e bëri të ditur administrata ushtarake rajonale Sumy në Telegram, cituar nga Ukrinform, duke shpjeguar se operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat e saj kishin marrë kontrollin e fshatit Novoielyzavetivka në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, pranë qendrës logjistike të Pokrovsk, objektivi i fundit i avancimit të tyre të qëndrueshëm drejt perëndimit. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase nuk e përmendi fshatin në raportin e mbrëmjes, ai raportoi aktivitet “intensiv” rus në zonë. Blogu popullor ushtarak ukrainas DeepState, i cili regjistron pozicionet ushtarake bazuar në materiale me burim të hapur, tregoi se Novoielyzavetivka është nën pushtimin rus. Pokrovsk është shtëpia e minierës së vetme të qymyrit në Ukrainë që prodhon qymyr koks për industrinë e çelikut, e mbyllur ndërsa trupat ruse i afrohen qytetit dhe konsiderohet si një objektiv kryesor për Moskën



Etiketa: aktualitet
Pas

Varësia e “bukës”, Shqipëria importon 60% të grurit nga vetëm dy vende

Para

Pronari i këtij Golfi duhet të paguajë 200 mijë euro parkim!

Para
Pronari i këtij Golfi duhet të paguajë 200 mijë euro parkim!

Pronari i këtij Golfi duhet të paguajë 200 mijë euro parkim!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar