• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Investimet në turizëm, harta me 4 zonat prioritare

nga Fast News
9 months më parë
në Ekonomi
0
Investimet në turizëm, harta me 4 zonat prioritare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Turizmi është shndërruar vitet e fundit në një ndër sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, drejt të cilit po orientohen edhe pjesa dërrmuese e investimeve. Kapital i mirëpritur nga qeveria, pasi mundëson zhvillimin e të gjithë territorit shqiptar, nisur nga oferta e diversifikuar turistike shqiptare.

Agjencia Shqiptare e Investimeve ka hartuar një broshurë të posaçme informuese se përse ia vlen që të shtrihen investimet në këtë sektor.





Sipas broshurës, turizmi punëson 20 % të totalit të forcës punëtore në Shqipëri dhe është kontibutori më i madh në ekonomi në rreth 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku numri i turistëve në 2023 arriti në mbi 10 milionë.

Referuar dokumentit një ndër arsyet për të investuar në këtë sektor është fakti se Shqipëria ka adoptuar një kuadër ligjor liberal i projektuar për të krijuar një klimë të favorshme për investitorët e huaj.

Ndër incentivat, përmendet përjashtimi nga të ardhurat korporative. Objektet akomoduese si “Hotele me katër dhe pesë yje, me status të veçantë” dhe mbajtësit e një marke të njohur dhe të regjistruar ndërkombëtarisht përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat e korporatave për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura të cilat marrin status të veçantë deri në dhjetor 2024 duke filluar nga fillimi i aktivitetit, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.

Përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet akomoduese “Hotele me pesë yje hotele, me status special”, mbajtës të një të njohur dhe të regjistruar ndërkombëtarisht, konsiderohet gjithashtu një avantazh. Po ashtu përjashtohen nga pagesa e taksës për ndikimin në infrastrukturë edhe investimet e subjekteve, të cilat kryejnë veprimtari pritëse të certifikuara si “agro- turizmin”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit.

Gjithashtu si avantazh, listohet dhe përjashtimi nga taksa mbi ndërtesat për strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, siç përcaktohet në legjislacionin në fushën e turizmit,  të cilët janë mbajtës të një marke të njohur dhe të regjistruar ndërkombëtarisht si dhe TVSH-ja 6 për qind për strukturat akomoduese.

Sa i takon hartës së fushave prioritare në zhvillimin e turizmit, janë përcaktuar Alpet shqiptare, jugu i ri, Portet dhe Marinat si dhe Tirana.  Në dokument thuhet se Alpet Shqiptare  janë një destinacion që lidhen me natyrën, aktivitetit dhe turizmit sportiv.  Sa i takon jugut, nënvizohet se aeroporti i ri në jug do të sjellë një përmirësim të dukshëm.  Po ashtu theksohet se marinat dhe portet kanë një potencial të lartë për tërheqjen e turistëve të huaj. Duke marrë parasysh se hyrjet nga deti janë rritur në Shqipëri, ka mundësi për tu zhvilluar 6 pika të reja porti me një të lartë shfrytëzimi. Ndërsa për kryeqytetin, argumentohet se Tirana do të vazhdojë të përmirësohet në infrastrukturë, të bëhet tërheqëse për ngjarje rajonale të biznesit dhe vizitorët e fundjavës, por edhe një qendër kulturore e turistike.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ky qytet po zhvillon sërish kullën më të lartë të drurit në botë

Para

Rama mbledh sot qeverinë në Dajt, mbledhja do të zgjasë 7 orë

Para
Rama mbledh sot qeverinë në Dajt, mbledhja do të zgjasë 7 orë

Rama mbledh sot qeverinë në Dajt, mbledhja do të zgjasë 7 orë

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar