Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Jam i hapur për dialog” reagon Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje

nga Fast News
35 minutes më parë
në Aktualitet
0
“Jam i hapur për dialog” reagon Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për protestat e dy ditëve të fundit në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe duke bërë thirrje për qetësi, maturi dhe dialog.

Në një mesazh publik, kreu i shtetit theksoi se zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht ai i të rinjve, por nënvizoi se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje. Presidenti theksoi se Shqipëria ka nevojë për qetësi, përgjegjësi dhe dialog, duke bërë thirrje që dallimet të mos kthehen në përçarje, por të shërbejnë si nxitje për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe për të gjetur zgjidhje në interes të qytetarëve.

Begaj u bëri thirrje të gjithë të përfshirëve të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit.Ai shprehu gjithashtu mbështetjen për forcat e rendit në përmbushjen e detyrës së tyre dhe u uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, si efektivëve të policisë, ashtu edhe protestuesve.

Reagimi i plotë:

“Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit. Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta vërë dhe nuk e vënë askush në diskutim. Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike.

Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjësi dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë një zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë. I bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit.

I inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe u uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues. Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për kudo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi, sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë.”

 

 

 

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Ibrahimaj thirrje bizneseve: Dokumentoni dëmet nga protesta

Para

Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon masa urgjente në Shqipëri, propozon shqyrtimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Para
Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon masa urgjente në Shqipëri, propozon shqyrtimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon masa urgjente në Shqipëri, propozon shqyrtimin e gjendjes së jashtëzakonshme

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon masa urgjente në Shqipëri, propozon shqyrtimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon masa urgjente në Shqipëri, propozon shqyrtimin e gjendjes së jashtëzakonshme

nga Fast News
18:31 | 15/10/2026
0

“Jam i hapur për dialog” reagon Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje

“Jam i hapur për dialog” reagon Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje

nga Fast News
18:01 | 15/10/2026
0

Ibrahimaj thirrje bizneseve: Dokumentoni dëmet nga protesta

Ibrahimaj thirrje bizneseve: Dokumentoni dëmet nga protesta

nga Fast News
17:26 | 15/10/2026
0

“Të mbrohet mundi i sipërmarrësve”, apeli i prodhuesve shqiptarë

“Të mbrohet mundi i sipërmarrësve”, apeli i prodhuesve shqiptarë

nga Fast News
15:35 | 15/10/2026
0

Recent News

Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon masa urgjente në Shqipëri, propozon shqyrtimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon masa urgjente në Shqipëri, propozon shqyrtimin e gjendjes së jashtëzakonshme

18:31 | 15/10/2026
“Jam i hapur për dialog” reagon Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje

“Jam i hapur për dialog” reagon Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje

18:01 | 15/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora