Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon masa urgjente në Shqipëri, propozon shqyrtimin e gjendjes së jashtëzakonshme

nga Fast News
41 minutes më parë
në Aktualitet
0
Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon masa urgjente në Shqipëri, propozon shqyrtimin e gjendjes së jashtëzakonshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) i ka kërkuar institucioneve të larta të Shqipërisë të ndërmarrin masa urgjente për mbrojtjen e pronës private dhe publike, garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e përshkallëzimit të situatës së krijuar nga protestat e ditëve të fundit.

Në një shkresë të datës 15 tetor, drejtuar Presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, AKB shpreh shqetësimin për situatën e tensionuar dhe rreziqet që, sipas saj, paraqiten për sigurinë publike, funksionimin normal të institucioneve dhe klimën e biznesit.

Aleanca u kërkon institucioneve të marrin masa të menjëhershme dhe proporcionale për mbrojtjen e qytetarëve, bizneseve dhe pronës, si dhe të garantojnë koordinim të plotë ndërmjet strukturave përgjegjëse për rendin dhe zbatimin e ligjit. Një tjetër kërkesë lidhet me hapjen e kanaleve efektive të dialogut institucional dhe politik, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

AKB kërkon gjithashtu shqyrtimin urgjent të mekanizmave kushtetues dhe ligjorë, përfshirë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, në rast se plotësohen kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Në shkresën e firmosur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksohet se mbrojtja e jetës, siguria e qytetarëve dhe garantimi i pronës private e publike janë përgjegjësi themelore të shtetit. Sipas aleancës, çdo përshkallëzim i dhunës dhe dëmtim i pronës cenon besimin e qytetarëve dhe klimën e biznesit. “Shqipëria ka nevojë për rend, siguri, dialog dhe institucione funksionale”, thuhet në thirrjen e Aleancës Kosovare të Bizneseve, e cila kërkon përgjegjësi shtetërore, maturi politike dhe reagim në kohën e duhur.

Reagimi i plotë:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

 

LEANCA KOSOVARE E BIZNESEVE – AKB

Prishtinë, 15.10.2026

DREJTUAR:

Shkëlqesisë së Tij, z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë

Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Z. Niko Peleshi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Lënda: Kërkesë urgjente për masa institucionale në mbrojtje të pronës private dhe publike, rendit dhe sigurisë në Shqipëri

Të nderuar drejtues të institucioneve të Republikës së Shqipërisë,

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), duke shprehur shqetësimin për situatën e tensionuar dhe rrezikun ndaj pronës private e publike, sigurisë së qytetarëve dhe funksionimit normal të institucioneve, ju drejtohet me këtë thirrje për veprim të koordinuar dhe të përgjegjshëm institucional.

Mbrojtja e jetës, sigurisë së qytetarëve, pronës private dhe publike, si dhe garantimi i rendit kushtetues, janë përgjegjësi themelore të shtetit. Çdo përshkallëzim i dhunës dhe çdo dëmtim i pronës cenon sigurinë, besimin e qytetarëve dhe klimën e biznesit.

Në këtë kontekst, kërkojmë nga institucionet që ju drejtoni:

  1. Të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe proporcionale për mbrojtjen e qytetarëve, bizneseve dhe pronës private e publike.
  2. Të sigurojnë koordinim të plotë ndërmjet institucioneve përgjegjëse për rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit.
  3. Të hapin kanale efektive të dialogut institucional dhe politik për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
  4. Të shqyrtojnë urgjentisht të gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjorë, përfshirë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nëse plotësohen kushtet ligjore dhe kushtetuese.

Ne vlerësojmë se në momente të tilla nevojitet përgjegjësi e lartë shtetërore, maturi politike dhe veprim në kohën e duhur, me qëllim që të parandalohet çdo cenim i mëtejshëm i sigurisë dhe pronës.

Shqipëria ka nevojë për rend, siguri, dialog dhe institucione funksionale. Prona private dhe publike duhet të mbrohet, ligji duhet të zbatohet dhe qytetarët duhet të ndihen të sigurt.

Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh bindjen se mbrojtja e pronës, siguria e qytetarëve dhe stabiliteti institucional janë interesa të përbashkëta që duhet të qëndrojnë mbi çdo dallim politik.

Duke ju kërkuar vëmendje dhe veprim urgjent institucional, ju shprehim konsideratën tonë të lartë.

Me respekt,

Dr Agim Shahini
Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB)

Etiketa: aktualitet
Pas

“Jam i hapur për dialog” reagon Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje

Para

Tensionet nga protestat, OSBE shpreh gatishmërinë për dialog

Para
Tensionet nga protestat, OSBE shpreh gatishmërinë për dialog

Tensionet nga protestat, OSBE shpreh gatishmërinë për dialog

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tensionet nga protestat, OSBE shpreh gatishmërinë për dialog

Tensionet nga protestat, OSBE shpreh gatishmërinë për dialog

nga Fast News
19:00 | 15/10/2026
0

Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon masa urgjente në Shqipëri, propozon shqyrtimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon masa urgjente në Shqipëri, propozon shqyrtimin e gjendjes së jashtëzakonshme

nga Fast News
18:31 | 15/10/2026
0

“Jam i hapur për dialog” reagon Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje

“Jam i hapur për dialog” reagon Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje

nga Fast News
18:01 | 15/10/2026
0

Ibrahimaj thirrje bizneseve: Dokumentoni dëmet nga protesta

Ibrahimaj thirrje bizneseve: Dokumentoni dëmet nga protesta

nga Fast News
17:26 | 15/10/2026
0

Recent News

Tensionet nga protestat, OSBE shpreh gatishmërinë për dialog

Tensionet nga protestat, OSBE shpreh gatishmërinë për dialog

19:00 | 15/10/2026
Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon masa urgjente në Shqipëri, propozon shqyrtimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon masa urgjente në Shqipëri, propozon shqyrtimin e gjendjes së jashtëzakonshme

18:31 | 15/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora