Avokatët mund të na japin shumë mësime. Mënyra e tyre e të menduarit dhe përpikmëria që përdorin në punë kanë shumë për të na mësuar ne punonjësve të disiplinave të tjera dhe menaxherëve. Arsimimi dhe edukimi ligjor nuk është vetëm i dobishëm për raste specifike që lidhen drejtëpërdrejtë me këtë disiplinë. Ai është i dobishëm për përpunimin e informacionit të shumtë dhe përdorimin e gjykimit të mirë.
Nga avokatura mund të mësoni se si të nxirrni rregulla nga modelet, të përdorni analogji, të parashikoni se çfarë mund të ndodhë më pas, të pranoni pasiguritë dhe të jeni të gatshëm të vini në dyshim gjithçka.
Mënyra më e mirë për të bërë këtë është duke u përqendruar në fakte. Çfarë ka rëndësi prioritare është gjithmonë ajo që mund të provohet. Në botën e biznesit, ku tregjet janë të paqarta dhe ndryshojnë vazhdimisht, menaxherët dhe punonjësit e tyre duhet të mbeten të qetë përballë situatave të papritura dhe të mos shqetësohen nga të panjohurat fillestare.
Asnjë avokat nuk di çdo ligj, por deri në përfundimin e trajnimit dhe arsimimit të tyre, ata janë të qetë dhe dinë se ku të kërkojnë informacionin e nevojshëm për situatat përkatëse. Po ashtu, menaxherët nuk do të kenë gjithmonë të gjitha përgjigjet. Ajo që iu nevojitet është qetësia dhe një metodë për të arritur në përfundime që kanë gjasa më të larta të jenë të sakta.
Menaxherët gjithashtu mund të mësojnë nga sistemi ligjor adversarial, që është i rëndësishëm në juridiksionet si Amerika dhe Britania, ku avokatët përfaqësojnë palët përpara një gjykatësi të paanshëm. Në përgatitjen për gjyq, avokatët përpiqen të kuptojnë dhe të përgatiten për të dyja anët e një çështjeje, duke u vendosur në këpucët e kundërshtarëve të tyre. Kështu, ata detyrohen të mendojnë si kundërshtarët dhe të shqyrtojnë një linjë arsyetimi me të cilën mund të mos bien dakord.
Menaxhimi i punonjësve, si dhe argumentimi i një çështjeje në gjykatë, përfshin aftësinë për të bindur. Do të ishte një veprim i mençur nga ana e menaxherëve të adoptojnë disa nga taktikat e bindjes së avokatëve. Kjo do të thotë se atyre u duhet të shmangin reagimet emocionale (avokatët mund të ndikohen emocionalisht nga gjykatësit, por ata nuk lejojnë asesi që ndjenjat e tyre të ndikojnë në mënyrën se si paraqesin rastin).
Po ashtu, duhet të marrin në konsideratë paraprakisht kritikën më të fortë ndaj arsyetimit të tyre. Kjo jo vetëm që e bën argumentin e tyre të fortë e të qëndrueshëm, por gjithashtu imponohet lehtësisht si e drejtë në sytë e punonjësve dhe menaxherëve të tjerë.
Nëse avokatët janë të trajnuar për një gjë, ajo është të ruajnë fokusin, saktësinë dhe një plan të qartë strategjik në mes të një krize. Kur një ekip ndjen se një gabim duhet të rregullohet, menaxheri duhet të kërkojë rregullin që do të rregulloj sjelljen në fjalë, analizën si është zbatuar ai rregull në të kaluarën dhe të veprojë në një mënyrë që të drejtë.
Nëse kriza është e jashtme, menaxheri gjithashtu duhet të ndjekë precedentet, që është baza e ligjit të zakonshëm dhe shumë nga ajo që bëjnë avokatët në gjykatë. Qëllimi dhe vendosmëria që karakterizojnë shumicën e avokatëve janë cilësi që drejtuesit duhet gjithashtu të kultivojnë. Nuk ka vend për pasivitet kur diçka shkon keq, vetëm për veprim.
Ndoshta mësimi më i vlefshëm nga avokatët është edhe më i dukshëm dhe më i përçmuar. Antidoti për ankthin në punë nuk është largimi i mendjes nga puna me meditim ose Netflix. Antidoti është përgatitja e disiplinuar. Ka shpërblime në moslënien e asnjë guri të pandriçuar.
Duke investuar orë, edhe nëse këto nuk janë të faktuara, menaxherët mund të sigurojnë që janë sa më të përgatitur për pasigurinë që vjen. Si një bonus shtesë, duhet të kini parasysh se puna e fortë dhe të qenit një njeri i përgatitur fiton respektin e kolegëve dhe të bashkëpunëtorëve tuaj./archive.ph